Republika
5 gusht 1997
VEFA: Si do t’i kthejë paratë
Fillon fshesa "Nano". Demokratët: Brokaj sozi i Enver Hoxhës. Driza azil politik në Amerikë
Shqiptarë kujdes vijat e bardha të Demokracisë. Europa vrojton
Dje qeveria reagoi ndaj njëres prej deklaratave të shumta të dala nga kancelaritë e PD, asaj për kushtet që vuri Roma për Shqipërinë. Paradite Nano mboldhi Qeverinë, pasdite hapi letrat në Parlament. Në fakt dje Nano foli më shqip seç foli kur u thye nga Roma. Ai pranoi se Qeveria e tij është në vëzhgim të rreptë.
Shqipëria është në provë. Konferenca e Romës përveçse dëgjoi programin e qeverisë së Tiranës, ngriti përpara edhe një postbllok të rëndë të ndërtuar me një sërë kushtesh pa realizimin e të cilave nuk bëhet fjalë për ndihmat. Koalicioni i majtë qeveritar me kthimin nga Roma përshkoi vetëm entuziazmin e Europës. Atë çka u munduan ta fshehin qeveritarët e nxorën në shesh gazetarët.
Tani nuk ka më sekrete. Vendosia e rendit, rivendosja e autoritetit të shtetit në të gjithë vendin, sigurimi i lëvizjes dhe kontrolli i pikave të kalimit kufitar, respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimi për opozitën dhe krijimi i hapësirës së saj për të luajtur rolin që i takon bashkëjetesë politike dhe pajtim kombëtar, reformat institucionale, trajnimi i sistemit juridik, riorganizimi i forcave të armatosura, kontrolli i marrëdhënive tregtare, kuadër ligjor i përshtatshëm për skemat piramidale.
Paka shunmë këto janë kushtet, që Roma vuri përballë qeverisë sonë. Vënia e kushteve është mosbesim për klasën politike shqiptare. Kushtet e vëna tregojnë se Europa dhe Amerika nuk besojnë më verbërisht tek politikanët shqiptarë. Zhgënjime në pasuan nga politikanët e PD, të cilët trumbetuan sloganin: ne drejtojmë botën e ndihmon, tani Europa mosbesuese vëzhgon, reagon dhe pasi të krijojë besimin do të marrë vendimet përkatëse dhe do të përcaktojë masën e ndihmës. Të marra në tërësi kushtet janë të realizueshme. Kërkohet vetëm vullneti i mirë i pozitës dhe i opozitës. Ështëga dhe meskiniteti i raporteve të deritanishme pozitë-opozitë i ka bërë organizmat ndërkombëtarë të vënë kushte për trajtimin e opozitës. Pozita e tanishme nuk duhet të bëjë në pozicionet e PD, e cila trajtoi opozitën me bërryla dhe izolim total. Pozita duhet të emancipohet dhe t’i krijojë kushte opozitës që të thotë fjalën e saj për zgjidhjen e problemeve. Këmbëngulja e PD për krijimin e një tryeze ndoshta është një sinjal i saj për të dalë nga bunkeri ku është futur. Ndoshta heq dorë nga prodhimi në seri i deklaratave mohuese dhe merr pozicionet e një opozite konstruktive. Po a do ta pranojë e majta një tryezë tani që ka pushtetin në dorë? Është e vështirë. Ka zëra që vijnë nga PS se kjo kërkesë e PD bie erë burthi për të krijuar nesër krizën e tryezës. Sipas zërave nga e majta, PD duhet nesër krizën e tryezës. Sipas zërave nga e majta, PD duhet të shkojë në parlament dhe atje ja më shumë hapësirë se sa në tryezë për t’u bërë opozonçe e opozitës. Sidogoftë politikanët shqiptarë, duhet të tregohen të vëmendshëm dhe tolerantë. Nuk ka pse racafyen si gjela kohë e pa kohë, e tolerathtë. Nuk ba pse racafyen si gjela kohë e pa kohë, veçde pa vend. Shqipëria duhet bërë. Europa dhe Amerika na përgjojnë. Po i shkelëm përsëri vijat e bardha të demokracisë, askush nuk na ndihmon.
Burg për gjeneralët vrasës
Faqe 3
Deklaratë e bujshme e Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë
Faqe 4
Krimi godet Vlorën, rrëmbehet zo vjeçarja, vritet shoferi, vidhen lezhjanët, gjendet i vrarë 18 vjeçari, merret peng presidenti i firmës së ndërtimit, 200 milionë gjobë për familjen e dhëndërrit italian. Arrestohet banda e Kakavijes, mes tyre një polic. Franca lë Durrësin. Specialët shpallojnë bandën e Librazhdit dhe këtë javë hyjnë në Vlorë. Sulmohet uzina e armëve në Mjeks. Serbët vrasin dy shqiptarë. Shqipëri, 5 të vrarë, 7 të plagosur, 11 të arestuar në 24 orët e fundit. Emërohen kryepolicët e rinj në Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Elbasan.
Faqe 5 - 7
Javën tjetër PD në Parlament
Faqe 3
Arqile Boti: Gratë e deputetëve të rinj urtë
Faqe 12
Kreci tregon historinë e çuditëshme: 5 muaj në burg
Faqe 10
Futboll: Ndeshjet e fazës së dytë
Faqe 15
Gjinushi takon grupet rivale në Vlorë. Nano piqet me Kurt Kolën. Ofertë për biznes diplomatik. Pangallos në Tiranë.
Faqe 2
Silva likujdon sot
Faqe 14
"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 290 90