06/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 gusht 1997

Fajdet: Kompanitë japin alarmin

Po nuk na ndihmoi shteti falimentojmë. "Silva": Nuk jap valutë. Kreditorët: Të lirohet Sudja

Ethët e gushtit ngrejnë temperaturën në Dikastere

Meritokracia thërret në skenë dorëheqjen e detyruar Moderоhet fasada e reformave politike. Valës së rrëmbyer të spastrimeve në dikasteret e Ministrive në kryeqytet i ka përpirë edhe dëshira e imponuar e disa zyrtarëve të lartë për të depozituar paraprakisht kërkesa për dorëheqje, me shpresën se ndërprerja e karrierës do të rikuperohet në formë shpërblimi për këtë gjest, i cili i jep avantazhe propagandës së push- pushtetit për të paraqitur konturet e një reforme teknike dhe me parametra bashkëkohorë. Sipas burimeve ende të pasqaruara thuhet se inicuesi i dorëheqjeve spektakolare është vetë Ministri i Reformave dhe Ligjeve, i cili është i bindur se në aktivitetin e tij të ri udhëhiqet nga parimet “liberal-demokracisë”. Epidemia e dorëheqjeve ka përfshirë veç Ministrisë së Drejtësisë edhe Ministrinë e Arsimit, Ndërtimit, dhe pritet të infiltrojnë edhe Dikastere të tjera të rëndësishme. Dorëheqjet depozitohen menjëherë dhe titullarët e rinj të Ministrive nuk i kursejnë premtimet për “zyrtarët e penduar”. Burime të ngjashme deklaruan dhe se dorëheqjet shabllone të zyrtarëve aktualë janë frymëzuar paralelisht nga eksponentët e zyrës së kuadrit që funksionon pranë Selisë Qëndrore të PS-së, menjëherë pas kthimit nga konferenca e Romës e stafit qeveritar. Roma, përpos të tjerash promovoi kushte të forta edhe në drejtim të respektimit të opozitës dhe në këto kushte drejtuesit socialistë përvetësuan qartë mesazhin se Reforma institucionale duhet të zhvillohet pa ekspozime të natyrshme politike dhe pa mllefe partiake, duke trumbetuar sloganin e “meritokracisë”, një puritanizëm ky i kryetarit Nano. Që duhet të hiqen të paaftët kjo nuk ia vlen të diskutohet, të paaftët që erdhën në dikastere për merita partiake pa statusin profesional duhet të ikin një orë e më parë nga vendet e pamerrituara, por të kërkosh dorëheqje masive kjo sikur nuk shkon, nuk është e moralshme. Kush është i aftë të qëndrojë në vendin e punës qofshin këta dhe demokrat. Meritokracia nuk ba të bëjë me teserën e partisë që mban njeri apo tjetri specialist. Por vargu i gjatë i militantëve të PS-së, të cilët zënë radhë përditë përpara ministrave në pritje të vendeve të premtuara të punës, e dekonspiron demagogjinë e përmendur më sipër, e vë përballë procesin e reformës që bënë projektuar të majtët. Në amullinë, konfuzionin dhe brizën e thellë ekonomike, politike dhe institucionale dorëheqjet ekonomike, politike dhe institucionale dorëheqjet parafabrikatë të zyrtarëve me bindjen formale për-bërjen një show të vërtetë që do të mbahet mend për një kohë të gjatë, ashtu siç mbahet mend mos njohja e dorëheqjes në kohën e PD bur ndodhnin skandale.

PD krijon qeverinë Faqe 3

Driza në telefonin e "Republikës", "Populli" do të fillojë aktivitetin me të njëjtat përqindje. "Gjallica" fondacion në SHBA, interesat 33% në muaj

Driza në telefonin e "Republikës", "Populli" do të fillojë aktivitetin me të njëjtat përqindje. "Gjallica" fondacion në SHBA, interesat 33% në muaj

Frrok Çupi refuzon ATSH

PS si PD: Krijon këshillin drejtues të TV me militante Frrok Çupi e ka quajtur “kokë postin e drejtorit të ATSH. Megjithëse Presidenti Meidani ka dekretuar dhe publikuar emërimin, megjithëse kryeministri Nano i ka rrëzuar shpatullat, megjithëse Fino i ka buzëqeshur kineze, Çupi e ka refuzuar detyrën. Një deklaratë e Çupit mbrëmë në orët e vona, e ka futur në ujë dekretin e Presidentit. Shkurt, Çupi nuk e pranoi postin. Edhe në Këshillin Drejtues të Televizionit, PS me satelitet e vet ka bërë lojë. Deputeti i pavarur Nikolle Lesi ka ofenduar dje kryetarin e Parlamentit, pasi Gjinushi nuk i ka dhënë fjalën për të kundërshtuar këshillin drejtues të TV. Deputeti Lesi ka thënë mbrëmë për “Reublikën” se PS ecën në të njëjtën shina si PD. Lesi është paraqitur lista e këshillit drejtues me militante 5 minuta përpara se të fillonte seanca. Kjo listë nuk ka kaluar në komisionin e medias. Lesi nuk e ka firmosur listën. Pritet që sot të emërohen në poste e larta të TV: Fatos Lubonja, Gezim Podgorica dhe Ylli Pango.

PD: Në Parlament me Laçon dhe Bushatin. Arbnori nën kryetar, Pollo në krye të grupit

Faqe 8 Hajdutët lëshojnë kundratankun pas gjobës në Cërrik. Karvani i ndihmave përfundon nga Vlora në Vrisera. Linçohet i dyshuari në Tepelenë. Policia ngrihet nga varri në Elbasan. Plagoset polici në Kavajë Faqe 5 - 7 Pangallos në Tiranë, Meidani tregon derën: Grekët në Presidencë, shqiptarët në diell Faqe 2 Malaj: "Libri blu", shi dollarësh për Shqipërinë Faqe 9 Kreci: Dënohem pabesisht Faqe 10

"REPUBLIKA", Kruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90