Kompanitë i shpëtojnë gjyqit. Kreditorët në kërkim të Presidentit. FMN vë kushte
OSBE zgjat mandatin. Italianët lënë Shqipërinë. Berisha shtron tryezën
Kompanitë i shpëtojnë gjyqit. Kreditorët në kërkim të Presidentit. FMN vë kushte
Meksi: Me plehrat e PD takohem në gjyq
OSBE zgjat mandatin. Italianët lënë Shqipërinë. Berisha shtron tryezën
Vdekja nuk ka të drejtë të jetojë
Shqipëria ende vazhdon të jetë nën kthetrat e krimit.
Kriminelët po çojnë në varreza jetët e pafajshme. Statistikat çdo ditë shtojnë shifrat. Më shumë se 2000 jetë të varrosura në këto kohë të çmendura akuzojnë kriminelët, të cilët drejtësia nuk po i udhëheq në bankën e të akuzuarve. Jeta e shqiptarëve është ende e rrezikuar.
Shqiptarët, të mirë e të këqij, engjëj apo djaj janë të armatosur si në asnjë vend të rruzullit tokësor. Në këto kushte të abrogosh ligjin e dënimit me vdekje është më shumë se paradoks për të mos thënë çmenduri.
Jo vetëm tani kur krimi është sheshit, por edhe në kohë më të qeta republikanët kanë këmbëngulur në programin e tyre konservator për mos pezullimin e ligjit me vdekje. Kush ndjell vdekjen nuk ka të drejtë të jetojë. Kush vret, rush përdhunon, rush rrëmben e trafikòn fëmijë sipas programit republikan nuk meriton mëshirë.
Është shpejt për Shqipërinë të zbatojë recetat e Europës për abrogimin e ligjit me vdekje, përkundrazi është koha kur drejtësia shqiptare duhet të “habmerret” ndaj krimit. Pa ashpërsinë e goditjes kriminelët do ta kenë të lehtë të livadhisin si në çairete veta. Kriminelët janë rrugë të, titolerosha ata në këto çaste do të thotë të tolerosh vdekjen dhe të mohosh jetën.
Europa e ka të lehtë të japë rekomandime, por si duhet ta njohin eja shumë mirë psikologjinë e kriminelëve shqiptarë, ndoshta as përmasat reale të shtrirjes së krimit në Shqipëri. Nëse drejtësia do të ecë symbyllurazi pas rekomandimit të Europës, nëse Parlamenti shqiptar do të ngrinte mekanisht kartonat “pro” heqjes së ligjit për hir të Europës nuk do t’i fitonim gjë tjetër veçse do t’i hapnim banatat vetëgjyqësisë tradicionale shqiptare. Janë të shumta rastet në këtë tetë muaj tragjik, kur vetëgjyqësia ka ekzekutuar ndonjërin me vdekje në emër të traditës sipas ligjeve të pashkruara në kodikët e drejtësisë shqiptare.
Nëse vitin e shkuar Parlamenti i PD-së e pezulloi ligjin e dënimit me vdekje Shqipëria përjetonte kohë të tjera. Ishin kohë kur krimi nuk luante vallen e vdekjes si tani. Kushtet kanë ndryshuar, shqiptarët janë më afër vdekjes sesa jetës. Qetësia dhe rendi nuk mund të vendosin tani për tani me “ridënimin” e kriminelëve. Një shesh i fortë dhe masobragimi i ligjit me vdekjen do t’i qetësonte shqiptarët. Kjo është filozofia konservatore e republikanëve. Politikanët shqiptarë nëse do të stimulojnë rekomandimin e Europës do të bënin gabimin fatal, do të shtonin lotët e shqiptarëve.
Faqe 13
Vriten dy dhe rrëmbehet djali i argjendarit në Vlorë, digjen në gjumë ati, nëna dhe bija, vriten vajzat në Dibër, kriminelët e thonë në gjendje të lirë në Berat, dy femra rrabin një hajdut në Elbasan, hajdutët sulmojnë emigrantët në Kapshticë, tre shqiptarë vrasin bashkatdhetarin në spitalin e Milanos.
Faqe 5 - 7
Frangaj: Populli ka votuar kundër stafit të TVSH
Faqe 3
Brojka: Qeveria të na japi 15 milionë dollarë
Faqe 2
“Siva” publikon kontratat e kreditorëve që do të shlyhen nga 11 deri me 16 gusht.
Faqe 11 - 12