Dokle bën diplomaci me Serbët. Berisha: Të gjitha rrugët të çojnë në Romë
Vlora zgjat duart
Bankat nën akuzën e pastrimit të parave. Piramidat kanë pastruar vetëm 35% të shumës
Shfaqet sëmundja e qenit në Krujë, 80 jetë të marra nga gjakmarrja dhe 963 viktima të armëve të zjarrit në Elbasan, policia mbledh armët në Berat, Tepelena po gjen kryepolicin, peshku i merr jetën korçarit, kapen tre të rrezikshmit e Skraparit, testohen policët në Gramsh, bullgari vret shqiptarin në Maqedoni, vritet infermierja, protestojnë bluzat e bardha në Pogradec, merr gjakun pas 50 vjetësh në Shkodër
Faqe 5 - 7
Berisha, opozita jam unë...
Dje në konferencën për shtyp, kryetari de facto i PD në praninë edhe të këtër Partive të tjera gjysëm të majta dhe gjysëm të djathta dha urdhërin e prerë: opozita në Shqipëri jam unë!
Ai foli jo vetëm në emër të Durollarit që nuk e hapi gojën asnjëherë, por edhe në emër të Ndreut, i cili e bëri me djersë Berishën tek tregoi një rrëfenjë për një person që ishte manjak për të dalë në fotografi me shokun Hysni Kapo (Ndreu harrroi se dhe shoku Berisha ka shumë foto me shokun Hysni). E keqja është se Berisha ende fluturon në qiell. Ashtu siç ishte dje në pozitë, kur injoronte jo vetëm aleatët por edhe opozitën, i është mbushur mendja se çelsat e të gjithë opozitës shqiptare janë në xhepin e jelekut të tij. Dje ai flutur[o]i degë më degë, herë u tregua xheloz e herë cinik, sidomos me të djathtën, që nuk është në vatën e tij. Xhelozinë e kishte me Godon, që i paska rrëmbyer kryetarllëkun e romi-sionit të jashtëm në Parlament. Sipas Berishës një Parti si PR, që nuk ka nënshkruar marrëveshjen e Romës të Sant Egidios nuk paska të drejtë të quhet opozitë dhe të udhëheqë Komisionin e Jashtëm. Padashje i vetëshpalluri lider i opozitës i zbulon petët byrekut. Takimi i Romës s’është as më shumë e as më pak se sa dështim i politikës së Tiranës, politikës së Berishës. Kjo qe rezerva e parë që shfaqi PR para takimit. Rezerva e dytë dihet, PR dhe Partia e Ballit nuk e firmosën marrëveshjen sepse nuk u plotësua kërkesa e tyre për ligjin elektoral. Nëse Berisha do ta kishte dëgjuar me këmbë në tokë kërkesën e PR më 29 qershor Partia e Berishës nuk do të kishte dalë me këpucë të kuqe. Së treti, marrëveshja fetare e Romës u thye nga Partia e Nanos dhe e Berishës në pazar buajsh, secili kërkonte copat më të majme, duke bërë llogari përqindjesh. Berisha duket që ende nuk është shëruar. Ai është mjek dhe diagnozën mund ta përcaktojë vetë, por deliri i madhështisë dhe mentaliteti komunist e kanë mbërthyer keqazi. Edhe në konferencën e djeshme Berisha tregoi se nuk ka koncept të qartë për opozitën. Ndoshta pasi të qërojë hesapet me kundërshtarët e vet brenda Partisë ai do të kërkojë aleatë realë të djathtë për të luftuar opozitën e majtë, por atëherë do të jetë vonë dhe emri i tij nuk është ogur i mirë për opozitën shqiptare. Njerëzit në protesta u ngritën me sharje kundër tij. Ai bën mirë që merr pozicionin e prokurorit ndaj së majtës në pushtet, por parasëgjithash duhet të sqarojë publikisht akuzat që i bëhen; ishte kryetari i shtetit që u shpërbë, ishte komandant i përgjithshëm i një ushtrie që u shpartallua, ishte presidenti i Shqipërisë në kohën kur shqiptarët u vranë e humbën jetën qindra e mijëra vetë. Asnjë përgjegjësi s’paska ai? Pa sqaruar përgjegjësinë e tij Berisha nuk do të fitojë statusin e liderit të opozitës. Nga ana e saj PR qëndron në opozitë edhe pa pëlqimin e Sali Berishës. Ajo nuk mban në vetvete asnjë nga përgjegjësitë që rëndojnë mbi PD. Në kuadër të DBSH do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë të rreptë me pushtetarët, po dhe nuk do ta lërë PD dhe Berishën të hedhin baltë mbi republikanët.
Për 4 mijë $, Berluskoni në Tiranë
Grunasi nën kërkimin e Interpolit
Është vjedhur kompania Cenaj&Co
Fage 2
Partia Komuniste - fakti i kryer
Fage 3
Bushati: PD dhe Laçotë djathtë
Fage 3
Fage 8 Grunasi nën kërkimin e Interpolit Është vjedhur kompania Cenaj&Co Fage 2 Partia Komuniste - fakti i kryer Fage 3 Bushati: PD dhe Laçotë djathtë Fage 3 Laço të djathtë Faqe 3 Kontrolli i shtetit ndërron lëkurë Faqe 4 Koalicioni shkërmoqet rrugës Faqe 4 Ministria e Jashtme Italiane u tregon rrugën për në Shqipëri 15 mijë refugjatëve të anarkisë Faqe 8