12/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 gusht 1997

Majko Berishës: Dil në mejdan

Kompanitë në listën e transparencës. FMN: Nuk kemi faj, historia të bëjë vlerësimin Meksi nuk shkon në Këshillin Kombëtar, Spahia nuk bëhet deputet, PD në krye të turmave

Ligji i tokës - hallka që lidh pozitën me opozitën

Ardhja e ish-komunistëve në pushtet nëpërmjet ndërrimit mekanik të vendeve me Partinë Demokratike nuk ngjalli ndonjë reaksion të madh në opinionin shqiptar që është i prirur për nga e djathta. Programi i PS-së është pothuajse identik me atë të PD-së apo ajo që është esenciale për mbështetjen në konceptin e njëjtë mbi qëndrimin ndaj pronës së ligjshme. Të dyja konceptet konvergojnë në një pikë kur flitet për shenjtërinë e pronës, sidomos të pronës të trashëguar të zhvilluara nga ndjenjat kombëtare të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me pronën, klanet kozmopolitiste të politikës shqiptare PD dhe PS, u kujdesën që të ripërtërijnë konceptin leninist mbi tokën duke mohuar të drejtën e pronarëve legjitim. Ligji nr. 7501 legalizoi grabitjen e madhe të pronarëve shqiptarë, duke konfirmuar lidhjen e fshehtë me PD-në dhe PS-në, të konkretizuar në mendësinë dhe përpjekjet e përbashkëta për delegjitimimin e së drejtës dhe ndërtimin e një shteti artificial. Unisoni i dikurshëm parlamentar PD-PS për ligjin e tokës i kushtoi mijat shtrenjtë të ardhmes kapitaliste të vendit, pasi u mohua një e drejtë themelore e shtetasve që gjithsesi pengoi iniciativën e lirë dhe vuri në dyshim ndërtimin e institucioneve bazë të shtetit. Delegjitimimi i pronës solli efekte spektakolare edhe në rrafshin nacional pasi ndjenja kombëtare u sulmua nga revanshi shovinist i fqinjëve, të cilët të mbështetur në urimin e Berishës për minoritarët, “t’i gëzoni tapitë” përpunuan një platformë agresive duke detajuar projekte për helenizimin jugut. Përpjekjet e forcave politike të djathta për abrogimin e “ligjit të tokës” gjatë 5 vjetëve të qeverisjes PD-së u injoruan plotësisht. Shteti Berishian u kujdes që të krijonte të ashtuquajturën “klasë të kapitalistëve të rinj”, i bindur se kështu kristalizonte një shtresë elektorale me targën e PD-së. Por faktet treguan se llogaritjet ishin bërë gabim. Shumica e “kapitalistëve të rinj” nuk i tjetërsuan genet e vjetra komuniste dhe kapitalizmi i majtë dhe anarkik i PD-së i thelloi më tepër prirjet e tyre të majta ekstrakomuniste. Ata u bënë bartës të korrupsionit dhe rrëhsvete [sic] tyre komprometuan gjithë piramidën shtetërore, duke e kallëzuar atë përfundimisht. Nuk do të përbënte ndonjë sensacion shprehja se shtetin e Berishës e rrëzoi ligji antikombëtar kundër pronës së ligjshme pasi ai krijoi precedentin kryesor të pseudoshtetit. Euforia që ka përfshirë sot pushtetarët e rinj nën siglën e PS-së duket se do të jetë në të njëjtin fund, në qoftëse ligje fundamentale si ai që respekton shenjtërinë e pronës nuk do të korrigjohen, për të krijuar premisa për institucionalizimin e së drejtës dhe të shtetit ligjor. Ish komunisti sigurisht që janë të prirur të ruaj status quonë e vjetër në marrëdhëniet shtet-pronar, duke promovuar truke me efekte sociale, por kalkulime të këtij lloji nuk mund të kompensojnë shpërbërjen dhe injorimin e së drejtës. Deputetët e djathtë në parlament dhe forcat politike të këtij spektri, sipas informacioneve që vijnë nga kancelaritë e këtij spektri partive, së shpejti do të kërkojnë zyrtarisht abrogimin e ligjit famëkeq të tokës, duke e konsideruar shkatërruar njëherë e përgjithmonë si një deformim madhor, por si zgjidhjen e vetme të imështi institucional që është krijuar në Shqipëri.

Vlorë

Fillon operacioni antikrim

Librazhd

Qëllohen diplomatët grekë

Policia i zë shoferët me qerre. Makina e Fatos Nanos nuk i ndalon postbllokut

Faqe 2

Dyshime në çmimin e kursit të këmbimit

Faqe 9

Librazhd Qëllehohen diplomatët grekë. Elbasan Vritet babai i 8 fëmijëve. Gjirokastër Priten specialet Faqe 5-7