Humbasin dhe 5 mijë dollarë të fondacioneve. Doganat kanë vjedhur shtetin
Po vjen PD ...
Pas Bushatit, në Parlament sot mbërrin PD. Ceremonia e betimit të Bushatit, djeingjau një prove të shkurtër skenike, ç’ka kuptohet që demokristiani e përballoi me sukses. Në njëfarë mënyre Bushati ishte lajmëtari i mbërritjes së PD në sallën e parlamentit. Për herë të parë Berisha i zvogëluar mban fjalën; ai kishte thënë se pa Lacon dhe Bushatin nuk do të bënte çap drejt sallës së Kuvendit. Dhe për herë të parë e mban fjalën me aleatet. Jo vetëm kaq, por për të rënë në sy ceremonia e demokristianit Zef, PD-ja nuk shkoi që dje në Parlament, ndryshe do të sfumohej lideri i mezifutur i demokristianëve. Sot do të betohet Berisha me Azem Hajdarin pa Ali Spahiun. Po si do të hyjë grupi miks i përdëlljestëve dhe tre të ftuarve të saj në parlament? Si triumfator, si sherrxhinj, si inatçor apo si opozitë konstruktive? Sido që të hyjnë ata tani janë opozitë dhe për të djathtët janë të mirëpritur. Veçse këtu duhet të saktësohet një detaj i vogël: Opozitë nuk është vetëm PD-ja, por edhe DBSH-ja. Ndaj kësaj të fundit PD është mëkatare. Jo vetëm pse është treguar shumë inatçore ndaj DBSH, por edhe pse me naivitet femëror fajëson këtë formacion të brishtë politik si shkakun e humbjes së thellë të saj në ndeshjen me të majtën. Në këtë humbje pesha e fajit është me PD e cila nuk e ka respektuar asnjëherë të djathtën e vërtetë shqiptare. A do të bashkëpunojë PD me deputetët e së Djathtës së Bashkuar? Është e drejta e saj të vendosë, por grupi i PD-së dhe veçanërisht lideri i saj de facto i bënë borxh të madh DBSH-së. Ishte urdhëri politik i Berishës që nuk lejoi DBSH të formonte grupin parlamentar. Gjenerali spaletërënë i kushtetueses, Rustem Gjata zbatói pikë për pikë recetën e doktorit për të mos i njohur mandatín deputetit të PR (njëkohësisht DBSH) Fatmir Mediu. Për rrjedhim DBSH mbeti pa grup parlamentar duke realizuar dëshirën e Berishës për të qenë ai qendra e opozitës. Kryetari i PR Sabri Godo i pyetur mbrëmë për ardhjen e grupit parlamentar të PD në parlament u prononcua: E mirëpresim grupin parlamentar të PD-së duke shprehur se tani parlamenti do të marrë frymë lirisht. Deri në këto momente parlamenti po ecte në një rrugë pa krye. Mazhoranca e PS-së i ka marrë frymën opozitës. Jo rrallë socialistët kanë marrë poza qesharake duke përpërcaktuar dhe masën se deri ku duhet t’i shtrijë këmbët opozita. Madje bëto përpjekje të Majkos ose ndonjë tjetri i kanë dhënë parlamentit formën e një sharaje të stërmadhe. Po u vazhdua me këtë mentalitet Parlamentit nuk do të ecë në rrugë të mbarë. Në prononcimin e Godos dhe deputetëve të tjerë të së Djathtës së Bashkuar ardhja e grupit të PD në parlament shihet si shpresë për rregullimin e raporteve brenda tij. Shpresojmë se PD-ja tash e tutje do të dijë të sillet edhe me krahun tjetër të opozitës. Le të shpresojmë se demokratët nuk do të jenë thjeshtë mëlle sherri në parlament, por një opozitë konstruktive në të mirë të Shqipërisë.
Korupsioni
Përplaset makina e Presidentit. Parlamenti: Pas Vlorës e ka radhën Veriu
"Populli" i shpëton gjykatës
Faqe 2
Dhëmbë për dhëmbë me doktorin e dhëmbëve
Mingomataj i bën shërbimet e fundit Berishës
Faqe 4
Mikële Plaçido dhe Kadri Roshi
Faqe 12-14
Kreci 45 ditë pa gjumë
Faqe 10
Futbolli: Edicioni i turpit të madh
Faqe 15