Zhulali: "Qendra" urdhëroi bombardimin e Tiranës
Bashkimi për Demokracinë: Na llogarisni edhe ne. Mashtrimi i Qeverisë Nano
Dëshmitarët ngatërrojnë Suden. Gjykata rikthen "Popullin"
Bashkimi për Demokracinë: Na llogarisni edhe ne. Mashtrimi i Qeverisë Nano
Zhulali: "Qendra" urdhëroi bombardimin e Tiranës
Dëshmitarët ngatërrojnë Suden. Gjykata rikthen "Popullin"
Spiunët fusin në sherr Parlamentin
P'jetri, nuk më filmoni? Futem në grevë urie!
Socialisti Agasi i vjen në ndihmë komunisti Hasani kundër ballistit Selfo
P'jetri, nuk më filmoni? Futem në grevë urie! Socialisti Agasi i vjen në ndihmë komunisti Hasani kundër ballistit Selfo Ka dy ditë që Parlamenti shqiptar merret me spiunët dhe genocidistët. Aq keq u ngatërruan punët sa Parlamenti mbrëmë u bë lesh e li. Nuk munguan as sharjet, as thirrjet, as ironitë, madje dhe humori ishte me shumicë. Socialdemokratët ishin iniciatorët e ndryshimeve në ligjin, që patën miratuar dikur demokratët, kur ishin në mazhorancë. Në të vërtetë as opozita dhe as pozita nuk u morën me thelbin e ndryshimit, por më shumë me mustaqet e Çelos. Aq u dashuruan parlamentarët me fjalën “Paskëtaj” sa harruan genocidin dhe spiunët. Spiunët nuk dukeshin në Parlament, por litari i tyre i bëri lëmsh punët. Pjetri, ish kryeparlamentari i shkruar u kap fort pas mungesës së kamerave televizive sa harxhoi plot 10 minuta kohë për të replikuar me Gjinushin. Si do qoftë Arbnori pati durim ta lexojë fjalimin e përgatitur me shkrim, duke u kujtuar komunistëve se ai ishte i dënuar nga ata dhe se 3 orë përpara se të futej në sallë kishte bërë një vizitë në burgun e Burrelit, i cili ishte lyer me gëlqere dhe priste të burgosur të tjerë. Nënteksti ishte i qartë. Ish-kryeparlamentari i sfidoi parlamentarët e tjerë pasi palosi fjalimin: ju nuk e dhatë direkt seancën unë do të hyjë që sot në grevë urie. Megjithëse një faks i orëve të vona në redaksinë tonë e njoftonte se Pjetri kishte hequr dorë nga vendimi i çastit dhe e kishte shtyrë veprimin për një kohë tjetër, pasi të japë një konferencë shtypi sot në orë 9-00. Zallamahia në Parlament vazhdoi edhe pas ikjes së Pjetrit. Flamurin e ngriti deputeti socialist nga Durrësi Agasi, të cilit i erdhi në ndihmë, si gjithmonë i gatshëm për sherr komunisti i thekur Maksim Hasani. Thirrjet: këlysh ballisti, këlysh bolsheviku, spiun...mbetën për shumë kohë mbi kokat e deputetëve. Por ashtu siç pajtohen fëmijët pas një loje putetëve. Por ashtu siç pajtohen fëmijët pas një loje deputetët shpejt kaluan nga gjendja e luftë në paqe. Ashtu siç rrodhën punët dje, Parlamenti duket se nuk është në rrugë të mbarë. Ai ende nuk po e kupton rolin e dyfishtë që ka në sy të shqiptarëve të sapodalë nga lufta e çmendur ai nuk është vetëm sapodale nga lufta e çmendur ai nuk është vetëm Kuvendi i Ligjeve, por dhe i pajtimit. Cicmicet e deputetëve, grindjet vend e pa vend, ofezat, tregojnë se Parlamenti është larg shpresave të elektoratit.
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90