22/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 gusht 1997

Italia: Embargo për Shqipërinë

Grevisit kalon 48 orët e urisë dhe pret miq. Arbnori: Berisha nuk jep këshilla me zarar Musaku ia fut Xhekës dhe Azemit, të gjithë duan pistoletën e Pollos, Gjinushi gjen çengel në Greqi

Emigrantët “resti” i tryezës së rumarit politik

Pas “bujos” së PS, tani blofi i PD PD-ja, asnjëherë nuk e ka trajtuar seriozisht problemin e emigrantëve shqiptarë në marrëdhëniet politiko-bilaterale me fqinjët. Sikur të mos mjaftonte kjo për t’i prishur biografinë ajo blofoi përsëri dhe gojën e Z. Pollo. Ky i fundit deklaroi dje për gazetarët se “midis PS dhe qeverisë italiane ekziston një marrëveshje e fshehtë për kthimin e emigrantëve” (!) E vërteta qëndron krejt ndryshe. Kryeministri shqiptar Nano i ka kërkuar zyrtarisht Prodit riatdhesimin e emi- vendim që pritet të zbatohet pas 30 gushtit 1997. Zoti Pollo, bashkëkryetari i romapdit të PD-së, i dhënë së tepërmi pas revanshit propagandistik, harron apo injoron vërtetësinë e fakteve dhe realizon një show para shtypit. Çështja e emigrantëve, si çështje mjaft e prekshme për opinionin shqiptar, e ka intriguar mjaft lidershipin e PD-së, i cili është i bindur se ka gjetur një argument të spikatur për të sulmuar qeverinë socialiste dhe diplomacinë e saj. Por faktet janë fakte dhe në politikë nuk udhëheq pasioni, por vërtetësia. Të spekulohet me çështjen e emigrantëve është imoralitet politik. Të paktën politikanët e PD-së të informohen mirë, pastaj të shpallin opinionet dhe qëndrimet e tyre. Show i Pollos tregon se opozita e PD-së nuk është e ndershme, por një opozitë e kronikuar të çastit. Pa dyshim që socialistëve u vjen për mbarë kjo lloj opozite sepse veç zgjatjes së jetës gjëmb tjetër nuk i hyn në radhë qeverisjes së tyre. Në rrafshin diplomatik, të dyja palët, si PD ashtu edhe PS, kanë shënuar kuota të theksuara antiromëtare, të cilat nuk mund të fshihen pas demagogjisë. Politizimi dhe përdorimi i bartës së emigrantëve për interesa të ngushta partiake, është i ngjashëm me skemat që kanë ndjekur shtete si ai grek, të cilët e kanë shfrytëzuar bartën e emigrantëve shqiptarë për interesa të strategjisë shoviniste. Kjo është edhe fatkeqësia më e madhe që nuk po u ndahet shqiptarëve që pikërisht për t’i shpëtuar asaj që i kishte zënë në vendin e vet morrën rrugët e botës me shpresë edhe për pak dinjitet. Mungesa e një linje koherente edhe për politikën e jashtme e ka kthyer dramën e emigracionit në Shqipëri në një viktimë të pashëruarshme të politikës. Emri i kurbetlinjve nuk është të “rrotacionit” të pushtetit. Emri i kurbetlinjve nuk është më një plagë që le pa gjumë politikanët shqiptarë, por një sasi votash që hamendësohet deri në mallëngjim në kohë fushatash, por edhe që mund të hidhet për “rest” në tryezën e kumarit politik. PD është gati ta quajë PS-në filoitaliane kur politika e fqinjit të përtej detit fillon të rrezatojë pakënaqësi tek fqinjët të përtej detit fillon të rrezatojë pakënaqësi tek fqinjët shqiptarëve, ndërkohë që PS nuk i ndahet demagogjisë së legalizimit të kaluar prej vitesh “në kalendat greke”, megjithëse ishte nga të parat që gjatë opozicionit të saj kritikoi ashpër PD-në për këtë demagogji. Kurse emigrantët me sytë nga qeveritë e tyre megjithatë vazhdojnë të besojnë akoma në shpresën se, sidoqoftë nuk janë jetimë, duke mos harruar edhe të mbushin sheshet e ... [teksti i prerë]

DOKUMENTE

Llotaria amerikane, gëzim dhe hidherim. 150 thërrasin “fitore”

Faqe 7

Prokurorët bëjnë lëmsh gjykimin

— Faqe 2 "Silva" vazhdon likuidimin. 1468 kreditorë nën 200 mijë lekë — Faqe 11-13

Një nga 34 të shpëtuarit e Otrantos, ekskluzivisht për "Republikën": Çfarë ndodhi në det natën e tragjedisë

Faqe 8

Socialistët i presin kokën SHIK-ut

Faqe 3