Qeveritarët në radhë për dëshmi penaliteti. Shtohen mocionistët në PD
VEFA-s i hipin në qafë. Presidenti arratiset me miliardat e vjedhura
Qeveritarët në radhë për dëshmi penaliteti. Shtohen mocionistët në PD
52 firma kërkojnë kokën e Berishës
VEFA-s i hipin në qafë. Presidenti arratiset me miliardat e vjedhura
Shqipëria si republikat e bananeve në Amerikën e Jugut
Nano dhe Fino ranë luajtur patr-pësisht me Karkanin e ShIK-ut
Shteti shqiptar ka vuajtur tmerrësisht nga shërbimet e veta sekrete. Krahasimi mund të bëhet vetëm me të ashtuquajturat republika të bananeve në Amerikën e Jugut. Sigurimi shqiptar i ka shërbyer kupolës me fanatizëm por përsëri shteti ka qenë mosbesues ndaj tij. Gjithmonë ai e ka patur atë nën kontroll të rreptë dhe dyshimi më i vogël kushtonte edhe koka ministrash. Mjafton të kthejmë sytë pas kur Enveri u dha plumb kokës 4 ministrave që i kishte dhe bashkëpunëtorët të ngushtë. Se çfarë i bëri sigurimi shqiptar qytetarëve të vet kjo dihet, është e publikuar dhe nuk ka nevojë për komente. Sikur të mos kishte ndodhur gjë fare ish sigurimsit po afrohen tek SHIK-u. Madje këta po bëhen më të besuar se intelektualët e rinj të afruar kohë më parë në këtë shërbim. Konkretisht Arben Karkini ishte një intelektual pa parti, i propozuar nga Partia Republikane, i miratuar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe tryeza e partive (kupto dhe PS), por qeveria e PS-së pasi e mbajti pezull tani e flak pa asnjë motiv. Ky është një paradoks socialist që nuk ka nevojë për argumente. U hoq Karkini që ishte pa parti u vu Klosi si militant i besuar (ndoshta jo vetëm tesër partie). Kësaj i thonë: “ngrihu hoxhë të ulet prifti”! Përsërisim faktin se Karkini deri para formimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar ishte një djalë në punën e tij që me zor kishte arritur të siguronte një nëpunësi të zakonshme në Prokurorinë e Kavajës. Në ndryshim nga Klosi ky ishte një nga djemtë e demokracisë, që i kishin dhënë një medalje dhe e kishin lënë pa punë. I propozuan vendin e kryetarit të SHIK-ut dhe e pranoi me dëshirën e mirë për t’i hequr imazhin e keq këtij shërbimi. Ndoshta është faji i qeverisë së PD-së që e la imazhin të keq Shërbimit Informativ Kombëtar, por kurrsesi këto fajë nuk mund t’i vishen Karkinit. ZP-ja e djeshme thoshte se arsyet e heqjes së Karkinit na paskëshin qenë dy. Së pari nuk ka denoncuar SHIK-un e Berishës dhe së dyti nuk paska bërë reformë në këtë institucion, nuk ka ndërruar drejtorët e drejtorive. ZP-ja pa dashje vë në shënjestër Fatos Nanon dhe Bashkim Finon. Kanë qenë pikërisht kryeministrat, njëri që ia ka kërkuar Karkinit që të garantojë SHIK-un, ta mbajë gjendjen pezull, të mos acarohët situata brenda shërbimit. Kjo bërësë e dy kryeministrave ka qenë në fuqi deri ditët e fundit kur iu bëra dorheqja e imponuar Karkinit. Kjo është e patursi. Se çfarë bën qeveria socialiste me SHIK-un është punë e saj, por ne e shohim si detyrë qytetare të paralajmërojmë këtë afrim i ish oficerëve të sigurimit është një ogur i keq për pluralizmin dhe Shqipërinë dhe për fatet e demokracisë. Në rast se do të hapen dyert e SHIK-ut për të gjithë ish oficerat e sigurimit do të kemi ritthim dhe rihyrjen të sigurimit të Shtetit me anë të filtrimit të kuadrove të vjetër e të rinj. Nëqoftëse kësaj fryme nuk i pritet rruga shumë shpejt do të vijë dita që edhe ata që sot emërojnë kryetarë e SHIK-ut do të gjene belanë nesër po prej vetë SHIK-ut do të gjenë belanë nesër po prej vetë SHIK-ut. Do të kemi bashkëpunëtorë të fshehtë në sektorë të tërë të administratës publike për sektorë të cilët më pak dëbllatë. Detyra e Shik-ut nuk është të mbrojë pushtetin e pushtetit politik, por Shqipërinë.
Shkodra në grevë për Arb norin
Faqe 3
Atentat shefi të policisë në Laç arrestohen vrasësit e ushtarakut në Gjirokastër, breshëri plumbash në bulevardin e Kavajës, Vlora hap burgun, rihapet burgu i Burrelit, korrupsion në komisionin e stomatologëve. Faqe 5-7 Futboll: Nesër kupa Faqe 15
Ilustrim: një burrë i jep dekoratë një ushtaraku.
Banda e Zanit zbarkon në Tiranë
Faqe 2
Nano shpërblen tregtarët në postet e këshilltarëve. Socialistët i kundërvih(en) Pollos
Nano shpërblen tregtarët në postet e këshilltarëve. Socialistët i kundërvihen Pollos
Faqe 3
Ditën e hënë, datë 25. 8. 1997, ora 10.00 në Selinë Qendrore të PRSH zhvillohet mbledhja e Komisionit të Organizimit të Kongresit, sipas listës së mëposhtme.
Kryesia
Komisioni i Organizimit të Kongresit
Faqe 4