article
neutral
njoftim
emigracion
Ambasada Amerikane: në shtator nis lloto
Ambasada Amerikane: në shtator nis lloto Faqe 6
Medi Belortaja
other
negative
indeks
thirrje faqesh
Thirrje në faqe të brendshme
I grabisin gruan, u jep plumbin
Faqe 2
PS: PD në gjyq
Faqe 3
Memia, ik nga partia
Faqe 4
104 kile marjuanë në pelen[a], dy gra shqiptare dhe nje siçilian arrestohen
Faqe 6
Memia
other
neutral
reklamë
shëndetësi
Njoftim QENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI”
Njoftim
QENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI”
Në kete qendër As. Prof. Skënder Malaj dhe Lab. Elsa Pojani bëjnë analiza hormonale me aparatura bashkëkohore të mjekësisë bërthamore për problemet gjinekologjike dhe endokrinologjike.
Bëhen këto analiza:
Testosteron,
Prolaktine, Progesteron, LH, FSH,
DHEA - SO4, T3, T4,
TSH dhe hormone të tjera sipas kërkesave.
Orari nga e hëna deri të shtunën 8.00-14.00 dhe 17.00-20.00.
ADRESA: Rr. e Dibrës, Pallati i Firmëses Nr.10, përballë Gazetes Shqiptare. Tel. 069-81 Tiranë.
Skënder Malaj
Elsa Pojani
Tiranë
Rr. e Dibrës
other
neutral
reklamë
arsim
Kurse Specializimi në Angli (1-9 muaj)
Kurse Specializimi në Angli
(1-9 muaj)
Para dhe pasuniversitare në shkollat më të mira private në Angli, të njohura nga Këshilli Britanik.
Për: Gazetari, Inxhinieri, Financa, Bankë, Aviacion, Ligje, Letërsi, Ushtri, Mjekësi, Shkencë, Teknologji, ku bëhet perfeksionimi i gjuhës angleze të shoqëruara me diplomat përkatëse, si dhe bërja e aplikimeve për në Universitetet angleze.
Shkolla Biznesi në Angli
Për: Biznes, Tregti, Menazhim, Marketing, Turizëm, Sekretari, Kompjuter etj.
Për marrjen e informacionit të nevojshëm mund të kontaktoni nga ora 9.00-13.00 dhe 18.00-20.00 pranë zyrave në Tiranë
me nr. tel. 442-17 & fax 351-37
(nga e hëna-shtunë).
Adresa: Rruga e Kavajës Nr.203,
(Poshtë Poliklinikës Nr.9)
Angli
Tiranë
Rruga e Kavajës
headline_main
negative
politikë
faqe e parë
Pollo zbulon zjarvënësin e Bashkisë
PD dhe PS drejt Partisë Komuniste. Arbnori në Bruksel. Berisha gjen besnik në Athinë
PD dhe PS drejt Partisë Komuniste. Arbnori në Bruksel. Berisha gjen besnik në Athinë
Pollo zbulon zjarvënësin e Bashkisë
FMN mban peng kompanitë. Ndëshkohet korrupsion në gjykatë, shkarkohen të korruptuarit
Pollo
Arbnori
Berisha
Bruksel
Athinë
article
negative
politikë
administratë
Partitokracia hedh në tapet meritokracinë
Kryesocialisti dhe kryeministri Nano që në fillim të qeverisjes së tij hodhi për konsum dhe fitoi duartrokitje me profesionalizmin qeverisës nga maja e piramidës shtetërore deri në bazën lokale.
Partitokracia hedh në tapet meritokracinë
Kryesocialisti dhe kryeministri Nano që në fillim të qeverisjes së tij hodhi për konsum dhe fitoi duartrokitje me profesionalizmin qeverisës nga maja e piramidës shtetërore deri në bazën lokale. Edhe qeveritarët e tjerë, duke përfshirë Ministrin e Reformës, imam[?] imituan kryetarin e madh duke recituar në Parlament, në konferencat e shtypit dhe në intervista shumta: meritokracia, peshorja e farmacistit që do të përzgjedhë administratën shtetërore. Por, nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Meritokracisë shumë shpejt i ra kallaji. Vendin e saj po kaq shpejt e zuri militantizmi i thekur partiak. Dalëngadalë të besuarit u nënshtruan kriterit të partitokracisë. Pasi u përzgjodhën zëvendësministrat, tani po bëhen listat për drejtorët e drejtorive nëpër dikastere. Të besuarit socialistë po ulen në kolltuqet e zyrave. A thua se dhe ata duhet të jenë të besuarit e partive qeverisëse në koalicion?
Po të qëndronte këtu qeveria Nano do të ishte gjysma e së keqes, por revanshi s'qenka slogan dhe shpikje e opozitës xanxare. Para dy ditësh shkarkohet pa asnjë motivacion drejtori i spitalit ushtarak. A thua se edhe ai s'qenka profesionalisht i aftë për të drejtuar spitalin? Për partizëm, një mjek lagjeje po drejton Ministrinë e Shëndetësisë, thjeshtë pse u ndodh në një parti që i takoi të jetë në formulën e qeverisë së koalicionit, ndërsa një mjeku me merita të papërfolura i vihen në dyshim aftësitë drejtuese për faktin e vocërr se nuk gëzon besueshmërinë partiake.
Partitokracia po zbret në bazë; këto dy ditët e fundit u emëruan të besuarit partiakë në rajonin Milot-Laç (rrethi i Kurbinit), duke filluar nga këshilli i rrethit e deri nëpër komuna. Siç duket Qeveria Nano, pasi futi nën dorë pushtetin politik duke emëruar prefektët dhe sekretarët e prefekturave, po okup[o]n edhe bazën e pushtetit duke i lënë opozitës çelsat e kashtës.
Së shpejti pritet tërmet edhe në Ministrinë e Arsimit. Ministri Ruka pasi kaloi dhe interpelancën, siguroi krahët dhe pritet që të kundërsulmojë kuadrin blu. Flitet se ndryshimet do të përfshijnë jo vetëm drejtorët e drejtorive në këtë Ministri, të cilët padyshim do t'i përkasin PS, por edhe drejtorët e drejtorive arsimore nëpër rrethe. Ka mundësi që në rast rezistence të bëhet ndonjë operacion strukturor, i cili të shmangë drejtorët arsimorë duke u rikthyer tek ish seksionet e arsimit.
Siç shihet ndërsa meritokracia mbeti jetime pa nënë e babë, partitokracia, është bërë e bërëdhelura e fatit.
Nano
Ruka
Milot-Laç
Kurbinit
other
neutral
kontakt
footer
Footer
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90
Tiranë
Rruga “Sami Frashëri”