Sudistët paralajmërojnë grevë urie. Kompanitë nuk pranojnë administratorët
Milo jep dorëheqjen. Arbnori varet tek Meidani. Grekët hapin thesin
Rendi, premtimet e Cekës, krismat e shpërthimet e natës dhe plagët e ditës
Po nuk u regjistruan armët operacionet e çarmatimit do të enden nëpër mjegull
Pa u vendosur rendi nuk mund të dihet nga kaosi që vazhdon të përjetojë Shqipëria.
Armët janë ende nëpër duar dhe krismat i dëgjojmë çdo natë, tani edhe në kryeqytet më shumicë. Pa çarmatime të përgjithshëm nuk ka për t'u ndaluar hemorragjia e kombit. Gati çdo ditë kronikat e zeza të gazetave mbushen plot. Derisa armët janë nëpër duar llogjia dhe temperamentin i shqiptarët, pranojnë se do të ketë vrasje.
Edhe operacionet e forcave speciale, janë pa efektivitet, bur 90% e të armatosurve nuk janë çarmatosur. Pyetja që i mundon të gjithë është: A do t'i dorëzojnë vullnetarisht armët shqiptarët?
Siç duken shenjat do të jetë e largët dita e çarmatimit të përgjithshëm. Deklaratat e bujshme të Cekës, intervistat, debatet televizivë, kanë patur thjesht efekt të përkohshëm emocional. Më 20 korrik, ministri aktual i brendshëm pat deklaruar se në rrugë të policëve ai do të organizonte operacionet më spektakolare, që do të çonte fazë pas faze, në çarmatimin e popullit më të armatosur në botë. Kur bëhej kjo deklaratë vetëm në Tiranë regjistroheshin 600 mijë kallashnikovë, mitrolozë, topa, granata ton lëndë plasëse, granata me shumicë etj. Ndërsa deri mëbrëmë në Tiranë ishin mbledhur vetëm 5736 armë të të gjitha llojeve. Shifra flet vetë se sa efektivitet ka patur aksioni i çarmatimit. Fazat e operacionit të Cekës duhet se po digjen njëra pas tjetrës ndërsa deklaratat ngelen nëpër rreshtat e gazetave.
Rendi ende është i rrethuar. Populli është më i armatosur sesa policët. Bandat jo të gjithë janë larguar nga Shqipëria. Ka ndër ato që vazhdojnë të festojnë fitoret nëpër dhëmbë e darka e dreka me para të rrëmbyera nëpër banka me forcën e armëve. Në Ministrinë e Rendit thonë se janë grumbulluar, në shkallë vendi vetëm 120 mijë armë. Kur bëhet statistikat e kupton se janë dorëzuar vetëm armët e rënda, ndërsa revolverët dhe kallashnikovët kanë mbetur nëpër shtëpi.
Mos do të jetë më mirë qe Ceka t'i ribërtë propozimit për regjistrimin e armëve pastaj për grumbullimin e tyre ? Po nuk u veprua kështu, po nuk u saktësuan shtëpitë dhe personat që i disponojnë armët, operacionet e Cekës do të enden gjatë nëpër mjegull. Ndoshta shembulli i Devollit, ku komisariatet në bashkëpunim me pleqësitë po dorëzojnë armët mund të përbëjë një lazë shëtëse nëpër operacionet e Cekës.
Vlora pas lufte dhe politikanët e revoltare
f.21
- Të të sjell dhe ca të tjerë ?.
Brokaj: Agenturat e huaja kanë shfrytëzuar mjegullën shqiptare. 18 milion $ nga Beogradi f.20