13/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 shtator 1997

Alimuçaj: Paratë më 20 shtator

Zhulali hap dosjen. Kontrabandë, për 7 minuta 7 viktima në Shkodër Nano: Kthehem me një valixhe plot me plane, paratë vijnë pas

Nënë Tereza vëllazëroi dhjetra kombe, por mjerisht jo shqiptarët

Në morte shqiptarët i kanë harruar grindjet dhe hasmëritë, ndërsa Berisha dhe Meidani udhëtuam të zemëruar në Kalkutë Simboli i humanizmit botëror të këtij shekulli, Nënë Tereza, do të përcillet sot për në Parajsë nga qindra personalitete të njohur ndërkombëtarë të fesë, politikës, artit, shkencës dhe bamirësisë. Është ndoshta rasti i parë pas vdekjes së Krishtit, kur bota mbarë përcjell njerënjërësh për një shpirt të shenjtë, që jetën e saj ia fali Njerëzimit. Sepse Nënë Tereza e deshi aq shumë botën, sa e shenjtëroi atë, me qëllim që kudo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Për të përcjellë Nënë Terezën, kanë zbarkuar në Kalkuta edhe politikanët e lartë të vendit të saj, Presidenti i opozitës dhe i opozitës me emrin PD. Mediat e huaja komentuan dhej vizitën politikanëve tanë në opozitarë, duke e cilësuar atë "vizitë politike", edhe pse Nënë Tereza, si bijë e shquar e kombit shqiptar, asnjëherë nuk predikoi politikë, por vetëm humanizëm dhe bamirësi, në emër të Zotit. Në mort shqiptarët historikisht i kanë harruar grindjet dhe hasmëritë për t'i nderuar të vdekurin, por politikanët tanë jo vetëm që nuk u shkon ndërmend ta bëjnë këtë, por kërkojnë të përfitojnë nga i vdekuri. Berisha u përpoq të mos udhëtonin së bashku për në Kalkuta dhe aventurën e udhëtimit e cilësuan si shprehje të opozicionit të pastër! Nënë Tereza me siguri që do të "dridhej ngushtë" kur t'i jepnin lamtumirën e fundit dy përfaqësues të kombit të saj, të cilët në atmosferën mortore nuk do ta njihnin njëri-tjetrin dhe mes tyre do të futen indianë, arabë, ukrainas, kinezë apo amerikanë. Bamirësja e famshme u përpoq gjithë jetën të vëllazëronte dhe fisnikëronte popujt dhe mos e fshehur identitetin e saj shqiptar, ndërsa klasa e politikanëve shqiptarë, në vend të vëllazërimit, paqes dhe harmonisë, predikojnë përçarjen dhe primitizmin, duke rrezikuar kështu, jo vetëm identitetin politik, por edhe identitetin kombëtar. Falua, Nënë Terezë, se s'dinë ç'po bëjnë! Zoti qoftë përjetë me Ju dhe me shqiptarët!

Kosovë: 10 qytete nën zjarrin e armëve

f.7

Banka si Sudja, pa dokumentacion

f.8

50 njerëz të armatosur terrorizojnë Shkodrën, rishfaqen maskat në Tepelenë, në burg për një litar... që kishte pas lopën, plumba mbi policin, babanë e 9 fëmijëve, të afërmit vrasin pjesëtarin e bandës "Koçeku", Shqipëria mbushet me shqiptarë, rrethohen specialët, shmanget tragjedia në Berat f.2-5

Lamtumirë Nënë Tereza

f.13

PSD i sulet PD

Brukseli hedh tetorin në tyezë f.3

Korrupsion në organin e akuzës

f.6

Kontradiksioni-politika e ditës e PD-së

f.7

Suplement "Republika"

Nesër "Republika" del me 24 faqe, 20 lekë. Në suplementin 4 faqësh do të lexoni tregime, poezi, kritikë nga pena të zgjedhura

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90