Berisha një vit burg
PD flet përçart, PS kalon djathtas. Arbnori: Greva ime dhe plagosja e Azemit-6 muaj më vonë
M.Leka: Nuk kthehem pa para. Kamberi s'më shiten vezët, por kam konjakun. Nano: VEFA do mbyllet
Sukseset dhe gafat e Nanos në Hong Kong
Nano - Berishës: nuk më lënë këmborët e mia të dëgjoj zilkat e tua
- Parlamenti ynë do të jetë një shesh e qyteteve të Shqipërisë - ka deklaruar lideri i PD, Sali Berisha. Dhe si për t'i mbushur mendjen kryeministrit socialist Nano, kryetari i PD ka skicuar platformën e protestave të përditëshme nëpër tërë Shqipërinë. Mirëpo Nano bënë sikur nuk dëgjon nga ai vesh që thërret Saliu. Përmes institucioneve të shtetit, Nano po e vë nën fre Berishën. Drejtoria e Policisë së Tiranës e ka paditur Berishën dhe mëkëmbësit e tij për prishje të qetësisë të qytetarëve të Tiranës. Sipas ligjeve që ka miratuar vetë Parlamenti Berisha demokratët që prishin e rrëmujaxhi rrezikojnë të hanë një vit burg.
Por Berisha nuk do t'ia dijë për shtetin e Nanos. Ai ka deklaruar se nuk do të lejë Parlamentin po nuk dha dorëheqjen Nano. Nga ana e tij, Nano i tund përpara syve Berishës Hong-Kongun si për t'i thënë: Vazhd[o] Sali, vazhdo, mua s'më lënë këmborët e mia të dëgjoj zilkat e tua. Dhe që nga kontinenti i largët i përmend mërkurtimin me ish-miqtë e vjetër të ish-presidentit Berisha si Kamdesy, me të cilin dikur mburrej vetë Berisha.
"Juve ju ka rënë barra dhe keni detyrën të rivështrirë që ta nxirrni vendin tuaj nga tragjedia që përjetoi, por do të keni mbështetjen ndërkombëtare" - i tha Mishel Kamdesy, Nanos.
Duket se Nano është bërë me krahë nga vizita e tij dhe premtimet e bujshme, ndërsa Berisha inatçor sa s'bëhet.
Entuziasmi i Nanos nuk është pa baza. Ai, krahas mbështetjes së FMN, mori viston e mbështetjes edhe nga BERZH. LaRosiere deklaroi pas takimit me Nanon se: përqëndrimi i BERZH do të jetë në projektet e infrastrukturës, sektorët të financës, turizëm, energji etj.
Berisha vazhdon që të bëjë zhurmë për sheshin e për të sfiduar premtimin e Nanos në mbledhjen vjetore të BB se do të vendosë rendin dhe qetësinë e do të ngrejë institucionet e demokracisë, që rrezoi Berisha. Por Nano nuk ka nga ç'e dëgjojë zilkat e Berishës. Madje në deklaratat e veta Nano bëhet dhe "trim" kur kërcënon se do të shembë kompanitë (sidomos VEFA) dhe harron se u ka premtuar dikur shqiptarëve se do t'u kth[ejë] 100% paratë e humbura. Nano bëri dhe gafën e Hong-Kongut, kur fajësoi të Djathtën shqiptare për destabilizim. Nuk e di me kë e kush i fryn veshi Nanos për të hedhur këtë akuzë ndaj të Djathtës dhe PS zgjodhi Hong-Kongun për ta bërë zë të akuzë. Nano ngatërron Berishën me të Djathtën reale shqiptare, e cila do të dijë t'i bëjë opozitën Nanos.
Mazreku ngatër-ron Majkon.
Policia kërkon kompetentin e Sudes —— faqe 2
Sot, Azem Hajdari operohet —— faqe 3
Administratorët në kurs —— faqe 8
"Otello" i Çermenikës mbyt gruan dhe ia heq vetes. "Vakëfi" i shpall luftë policisë. Plumba mbi f[a]miljen e policit. Babai vret të bijën. Manjak[u] rrëmben 14 vjeçaren dhe e mban 3 ditë në pyll. Kapet vrasësi i arratisur. 5 hajdutë me maska tr[e]pin 25 pasagjerë —— faqe 5-7
Asnjë seancë parlamentare pa vizitë të deputetëve në psikiatri-cikël satirik nga M.Belortaja —— faqe 10
PSIKIATËR
©Mita
Së shpejti gazeta: SHEKULLI
Së shpejti gazeta:
SHEKULLI
e përditshme e pavarur, informative.
SHEKULLI
Një dritare e re për të kuptuar botën
Botues: SILA - "Bojkot Periodike SPEKTER"
Kryeredaktor: Andi Bejtja
SHEKULLI
bashkëbiseduesi i përditshëm
SHEKULLI
ku gjen të vërtetën
Blini vetëm: SHEKULLI
Gazeta që ju ka munguar
"REPUBLIKA", Rruga " Sami Frashëri", pranë gjimnazit " Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90