VEFA ndan Finon nga Nano
Furtunë shkarkimesh në kokën e Drejtësisë. Sudistët këmbëkryq me policinë. Ceka: 12 vjet kohë për Qeverinë
Hajdari prish konferencën e Berishës. Mbyllet Kakavia dhe Kapshtica. Alimuçaj fut sherrin në Qeveri
Këshilli i Lartë i Drejtësisë komprometon funksionin
Ministri Kondi në fushatë për “transparencën”
Komisioni i Lartë Qeveritar i kryesuar nga Fino, vendosi t'ia besojë ministrit të Drejtësisë, Thimio Kondi, mbrojtjen e çështjes së administratorëve në Kasacion edhe pse nga kasacioni nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për shqyrtimin e rekursit për çështjen e fituar nga Kompania VEFA në Gjykatën e Apelit. Sipas një neni të veçantë të Kodit të Procedurës Civile, i takon Apelit të përcjellë në Kasacion dosjen gjyqësore, në rast se vërehet shkelje e procedurave. Afati për të kryer rekursin është 30 ditë pas marrjes së vendimit. Në rastin e VEFA-s vendimi ka qenë i formës së prerë. Por, edhe në rast se Kasacioni do të vendosë shqyrtimin e kësaj çështjeje, prania e Ministrit Kondi do të jetë e sikletshme për gjyqtarët. Kondi, përveç postit të ministrit kryen edhe funksionin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, organi ky suprem, i cili emëron apo shkarkon gjyqtarët e të gjitha rangjeve të drejtësisë.
Pranë Këshillit të Ministrave funksionon një Drejtori Juridike, me një staf të zgjedhur juristësh, e cila fare mirë mund të ndjekë procesin në fjalë. Por, siç duket, dështimi i papritur në Apel, i ka hidhëruar dhe qeveritarët. Propaganda e tyre ka pësuar një shok. Madje ata nuk e ndjejnë se futja në lojë e Ministrit të Drejtësisë, si rast i veçantë në historinë e gjyqeve moderne të këtij fundshekulli, e bën edhe më qesharak pozicionin e qeverisë.
Ajo po e ndjen inferioritetin e saj. Tendenca politike për mbylljen e firmave dhe kompanive vendase e shtyn vullnetin qeveritar drejt paragjykimit të organeve të drejtësisë. Krerët e Këshillit të Ministrave, Nano, Malaj, etj, i kanë akuzuar publikisht Gjykatat e gjithë niveleve për korrupsion dhe paanshmëri.
Por nga ana tjetër Këshilli i Ministrave harron se janë organet e Prokurorisë ato të cilat kanë të drejtën që në bazë të provave dhe hetimeve të reja, t'i kërkojnë Gjykatës së Faktit që ka nxjerrë vendime për hipotekimin e pasurive të kompanive, të realizojë procese të reja gjyqësore dhe të anullojë vendimet e mëparshme. Edhe kjo në rast se janë grumbulluar fakte kundërshtuese.
Sot, “Republika” me 24 faqe dhe vetëm 20 lekë. Informacion, kulturë, sport dhe sigurisht suplement letrar në faqet 11-14
Njoftime të brendshme
Nano dhe Berisha në debat televiziv — Faqe 3
Dosje: Kryetari tregon për djegien e Bashkisë së Vlorës. Zilja: Gazidede raportonte në PD — Faqe 5
Hetimet "Diana": Makina ishte me shpejtësi normale — Faqe 19
Vizat italiane, sherr në ambasadë — Faqe 2
VEFA likuidon kreditorët e saj në Tiranë dhe Vlorë — Faqe 22
Së shpejti gazeta: SHEKULLI
Së shpejti gazeta:
SHEKULLI
e përditshme e pavarur informative
SHEKULLI
Një dritare e re për të kuptuar botën
Botues JA “Bota e Re”
Kryeredaktor: Andrea Stefani
SHEKULLI
bashkëbiseduesi i përditshëm
SHEKULLI
ku gjeni të vërtetën
Blini vetëm:
SHEKULLI
Gazeta që ju ka munguar
Impresum / adresë
"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90