30/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 shtator 1997

VEFA u dorëzon çelsat amerikanëve

Zani në qeli, jashtë nami i tij. Prokuroria: Dënim kapital për Zanin, bandën dhe bodigardin 16 vjeçar

Politika në “qark të mbyllur”

PD-ja do të vazhdojë protestat pa solidaritetin e forcave politike të “Bashkimit për demokraci”. Këtë javë pritet një shkallëzim i ri i veprimit të demokratëve, i cili stimulohet nga “precedenti Hajdari”. Pas sinjalit të KE-së dhe organizmave të tjera ndërkombëtare për të gjetur rrugën e kompromisit politik me pozitën, opozita e PD-së ngulmon në riafirmimin e vlerave të saj nëpërmjet populizmit të rrugës dhe revoltave masive. Ndërkohë mësohet se... [teksti vazhdon jashtë kuadrit] urdhri për t’i rikthyer jetës parlamentare u është transmetuar forcave të “Bashkimit për demokraci” nga vetë shtabi drejtuesi demokratëve, me qëllim për të bërë një kompensim të mundshëm të propagandës së socialistëve ndaj qëndrimit të tyre. “Bashkimi për demokraci” edhe pa PD-në, pritet të ngjallë një atmosferë të tendosur në Parlament, duke kërkuar vazhdimisht interpelanca për drejtuesit e qeverisë dhe duke shpërndarë deklarata kundër qeverisë me diapazon të ngushtë të kabinetit Nano 3. Interpelanca me ministrin Malaj, kërkesa e së cilës është depozituar në Kryesinë e Parlamentit, do të jetë ndoshta skena më spektakolare e javës. Çështja e fajdeve dhe tendenca për të paragjykuar jo vetëm firmat dhe kompanitë, por edhe sistemin e drejtësisë nëpërmjet akuzave për mashtrim dhe korrupsion, do i përcillet qeverisë si një problem mbarëkombëtar që kërkon zgjidhje racionale dhe jo dhunë qeveritare. Forcat politike të së “Djathtës së qendrës” janë të vendosura të parashtrojnë argumentat e tyre pro interesave të mijëra kreditorëve që presin të mësojnë fatin e mëtejshëm të kompanive. Burime private nga selia e PD-së sqarojnë se nisma e deputetëve të Djathtë për të ndërshkuar politikën qeveritare mbi fajdet, është pjesë e strategjisë së revanshit të PD-së, e cila gjykon se PS-ja do të dalë e humbur në luftën me kompanitë huamarrëse, duke i garantuar opozitës një avantazh serioz për të filluar përpjekjet e luftës për pushtet. Sidoqoftë jeta politike në vend i ka reduktuar mjaft hapësirat e saj, duke realizuar një qark të mbyllur. Revanshi është lajtmotivi i ditës. Ai nuk i përket vetëm politikës globale, por edhe qeverisjes përballë që po ndjekin socialistët. Shpata e rëndë e qeverisë, gjithësesi nuk frymëzon një politikë të qetë, të matur dhe luajale të mbështetur në frymën e pajtimit dhe garantimit të vlerave. “Republika”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90

Korça: Berisha në gjyq!

Faqe 5

VEFA bëhet ndërmarrje e përbashkët me amerikanët, administratorët marrin çelsat e "Kamberit", "Silvës" dhe "Cenajt"

Fotot: Geri Noka VEFA bëhet ndërmarrje e përbashkët me amerikanët, administratorët marrin çelsat e "Kamberit", "Silvës" dhe "Cenajt" Faqe 2, 8

Strasburgu: Duam paratë tona. Ambasadori shqiptar në Vjenë gjobitet në Tiranë. Elbasani, amfiteatri tragjedi

Faqe 4, 7

Vranicki lan duart me Shqipërinë. Berisha sëmurë. Hajdari tregon plagët dhe kujtimet