Pajisen me viza bosët e fajdeve. Presidentët gati për të marrë arratinë. Kompanitë hapin llogaritë e vjetra
Përballë krizës, nacionalsocializmi
Menjëherë sa erdhi në pushtet, partia Socialiste dhe derivatet e saj politike, hoqën dorë nga zhargoni propagandistik që përdorën gjatë 5 viteve të tranzicionit në opozitë, duke tundur flamurin e çuditshëm “për birijmë në një Ballkan demokratik të qytetëruar dhe të hapur për të gjithë”.
Pas kësaj parrulle, shumë shpejt lidershipi socialist adoptoi dhe zhvilloi një retorikë nacionaliste, e cila rrallë ishte shfaqur gjatë sundimit të PD-së. Ditët e fundit në shtypin e majtë po bëhen përpjekje maksimale për të evidentuar çështjen e Kosovës në këndvështrime të reja, të cilat ndryshojnë nga ato të vetë viteve të mëparshme kur “çështja e Kosovës trajtohej si çështje e brendëshme e Serbisë”. Zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, forcat politike të së majtës në Shqipëri asnjëherë nuk e kanë konsideruar si çelësin e zgjidhjes në tërësi të çështjes jugosllave. Madje edhe kur Kosova u zuri vend të ndjeshëm në Marrëveshjen e Dejtonit, e majta shqiptare nuk publikuan asnjë qëndrim zyrtar, duke mbetur besnikë të kozmopolitizmit historik të tyre dhe të kozmopolitizmit abstrakt.
Përkundër gjithë tej falisit demagogjik ndaj çështjes kombëtare të manifestuar vite me radhë, socialistët e sotëm në pushtet, edhe pse janë përpjekur të sabotojnë frymën e marrëveshjeve ndërmjet forcave politike në Shqipëri e në Kosovë, kanë filluar gjithnjë e më me ton të lartë të flasin për mundësinë e një reagimi mbarëkombëtar me optikë zgjidhjen e qëndrueshme të çështjes së Kosovës deri në realizimin e idesë për një bashkim të mundshëm kombëtar. Kjo retorikë nacionaliste spikati edhe në fjalën e përshëndetjes së kryeministrit Nano u drejtoi eurosocialistëve në Kuvendin e tyre të djeshëm. Por dyfytyrësia tipike e socialkomunistëve vazhdon. Dialogu i fshehtë dhe i painstitucionalizuar me diplomacinë serbe, pa prani e një pale të tretë dhe pa kursimet paraprake në mbrojtje të të drejtave të Njeriut në Kosovë dhe më gjerë, në mbrojtje të të drejtave kombëtare, është komentuar edhe nga analistë të huaj si penalizim dhe inkosekuencë fatale. Koncepti socialist është larg nacionalizmit mirëfilltë. Nacionalizmi për të majtët shqiptarë përfaqëson një truk politik për t’iu shmangur përgjegjësive të qeverisjes dhe për të kompensuar sulmet opozitës në kushtet e krizës ekonomike që sa vjen e thellohet.
Duke shpallur demagogji me veshje nacionaliste, socialistët nuk mund të mbysin aspiratat reale të nacionalizmit shqiptar.
VEFA hedh në gjyq "Kamberin"
Faqe 8
Cikël karikaturash nga Medi BELORTAJA Faqe 5
Tjetër furtunë në kokat e Drejtësisë. Bashkë me Gjonajn fluturojnë dhe prokurorët e rretheve
Faqe 2
Zani hyn në Gjykatë, priftërinjtë grekë në Presidencë. "Të mëdhenjtë" pengojnë tryezën. Ngjela mollë sherri
TRANSPARENCA
Sot "Republika" me 24 faqe dhe vetëm 10 lekë
Çështja Driza:
Pushim për ndjekjen penale
—— Faqe 2
Ardit Gjebrea ekskluzivisht për "Republikën"
—— Faqe 21