10/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 tetor 1997

Punonjësi i VEFA-s tregon për arratisjen e Alimuçajt

Rivali i Berishës-Gallata. PSD me ndihmën e grekëve i mbledh rripat PS-së Paditet kryetari i shoqatës së kreditorëve. Bashkia gropos veçët e rrezikshme Rivali i Berishës-Gallata. PSD me ndihmën e grekëve i mbledh rripat PS-së Punonjësi i VEFA-s tregon për arratisjen e Alimuçajt Paditet kryetari i shoqatës së kreditorëve. Bashkia gropos veçët e rrezikshme

Meidani sot në interpelancë para KE-së

Shqipëria-xhungël e antishtetit dhe arenë e konfrontimeve qeveri-individ Sot do të takohet në Strasburg liderë të 40 vendeve, anëtarë të Këshillit të Europës, organizatës më të madhe që përfaqëson interesat demokratike të kontinentit tonë. Në këtë takim të nivelit të lartë do të shqyrtohen mundësitë dhe hapësirat reale për t’i dhënë një [pjesë e prerë] nxitje të mëtejshme respektimit të drejtave të njeriut dhe integrimit të vendeve ish-komuniste. Takime të tilla tashmë përfaqësojnë një traditë në axhendën diplomatike të KE-së, e cila e ka parë Lindjen ish-komuniste si një rajon me interesa të gjera por, edhe të sunduar nga komplekse të vjetra që rishfaqen në momente të ndryshme. Sku[r]se është njoftuar në këtë Samit të Këshillit të Evropës do të marrë pjesë edhe presidenti shqiptar, Rexhep Meidani. Meidani është kryetari më i ri i një shteti brahasuar me vendet homologe të Lindjes. Ai është caktuar në postin e lartë pas një fitoreje jo fort të përgjigjur të socialistëve dhe aleatëve të tyre të majtë me përqindje simbolike elektorale. Prania e z. Meidani në Samitin e KE-së për të drejtat e njeriut përbën shansin e parë që i jepet presidentit shqiptar për të konfirmuar qëndrimin e ri politik të mazhorancës socialiste ndaj problemeve të prekshme që lidhen me të drejtat universale të qytetarëve. Meidani duhet të paraqesë para forumit të lartë të KE-së jo platformën e palëve politike dhe aq më tepër të partisë në pushtet, ku përshkruhen standartet për respektimin e drejtave të pakontestueshme të shqiptarëve. Presidenti ynë duhet të parashtrojë pikëpamjen e tij se shteti shqiptar ende nuk është i institucionalizuar dhe si i tillë është larg standarteve bashkëkohore që kërkohen aktualisht. Në Shqipëri vazhdon të mos kristalizohet një qëndrim i drejtë për pronën, për interesat e individit, për ligjet e ekonomisë së tregut dhe për liritë qytetare. Shqipëria mbetet xhungël e antishtetit dhe arenë e konfrontimeve qeveri-individ, ku qeveria triumfon e konfrontimeve qeveri-individ, ku qeveria triumfon gjithmonë në mënyrë të njëanshme në kurriz të interesave të individit. Parashtruesja e Meidanit në Samitin e KE-së gjithësesi do t’i tregojë këtij organizmi të lartë nëse vendi ynë, dotë meritojë të quhet një vend demokratik pas një, dotë meritojë të quhet një vend demokratik pas një, do të meritojë të quhet një vend demokratik pas një reformave në fushën e përmirësimit të drejtave të njeriut.

Gjyqi i Zanit në shesh të flamurit

faqe 10

Otranto, fillon nxjerrja e shqiptarëve të mbtur

Imuniteti shpëton nga burgu kokat e PD-së

faqe 2

Zhgroposen 340 kg tritol dhe 72 predha antitanke

Zhgroposen 340 kg tritol dhe 72 predha antitanke faqe 5 Maskat përdhunojnë në kryeqytet faqe 2

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90