15/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 tetor 1997

Ministrit Malaj i vjedhin 8 milionë

Qeveria lëshon tabore kundër VEFA-s. Hetime për kokën e kreditorëve Roma pajton PS-PD. Berisha - Nanos: Raportin e bëjmë bashkë. PSD: Zgjedhjet në mars

Ministrat e Nanos në konflikt me institucionet

-Duke qenë jashtë profileve ministrat dalin jashtë kompetencave -Zonja Arta kundratabelë në arte. Drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit shpall grevë urie Kabineti qeveritar Nano 3 është trumbetuar si më i përzgjedhuri ndër të gjithë kabinetet që ka ngritur Shqipëria. Në fakt ky është një imazh i rremë i pompuar…

Baleti shpall grevë urie

Kabineti qeveritar Nano 3 është trumbetuar si më i përzgjedhuri ndër të gjithë kabinetet që ka ngritur Shqipëria. ky është një imazh i rremë i pompuar nga shtypi i majtë. Do të mjaftonte një vështrim i shpejtë i kabinetit dhe nuk do të ishte vështirë që të dalloje se në shumë kolltuqe ministrore janë ulur partiakë të thekur ose specialistë të fushave jashtë portofeleve të besuara. Ministri i mbrojtjes, Brokaj, mund të ishte shumë mirë ministër shëndetësie, por jo i mbrojtjes, ministri i brendshëm Çeka, mund të jepte një kontribut më eficent në fushën e ndërtimeve, urbanistikë apo arkeologjike, ministri i reformave Imami, mund të jepte kontribut në kulturë dhe teatër, por në retë ministri çohet mësuesja e gjuhëve të huaja, e cila që tani ka bërë corap punët. Gaqo Apostoli mund të kishte kontributin vet kompetent në industri, por partia i ka varë në qafë ndërtimet dhe transportet. Milo mund të jepte në fushën e historisë, por i kanë mbushur mendjen se bënë edhe për kryediplomat. Kastriot Islami në vend të fizikës i kanë besuar ministrin e shtetit, madje i kanë thënë se je kompetent për gazetarinë. Mund të sillnim dhe shembuj të tjerë nga kabineti Nano, por enumeracioni i mëtejshëm është i tepërt. Kjo përzgjedhje jashtë profesionalizmit të ministrave ka për t’i kushtuar shtrenjtë Qeverisë. Me një kabinet të tillë kryeministri ynë fjalëshumë jo vetëm program të tillë që nuk mund ta realizojë, por dhe të majtin nuk do ta sosë. Një gjë mund të realizojë mirë ky lloj kabineti: meritokracinë e konvertuar në militantizëm. Këtë po, ministrat e Nanos kanë realizuar me frymë revolucionare. Në pak kohë po boshatisin administratën nga drejtuesit që nuk gëzojnë mbështetjen e koalicionit dhe po i zëvendësojnë me militantë të thekur, që u digjet zemra për partinë e ministrit që e emëron. Në vend që ky kabinet të synonte kthimin e administratës nga politike në publike, ndodh e kundërta. Politizimi nuk bën gjë tjetër veçse gjuan militantët dhe flak në rrugë të aftit. Qenia e ministrave të Nanos jashtë profilit po i jep shenjat e konfliktit. Ministrat nuk po dinë të hyjnë në thelbin e problemeve që shqetësojnë diasporën ose

GODO URON PRODIN

Dje, kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, zoti Sabri Godo uroi kryeministrin e Italisë, zotin Romano Prodi për zgjidhjen e krizës qeveritare, që sapo kaloi vendi i tij. “Pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjidhjen e krizës”, thotë zoti Godo në telegramin e tij dërguar Premierit italian. “Tek ju zoti Kryeministër nuk shpreson vetëm vendi dhe populli i juaj, por edhe gjithë Shqipëria”, e mbyll telegramin e tij Kryetari i Komisionit të jashtëm të Kuvendit Popullor, zoti Sabri Godo.

Kot të thuash jo. Edhe unë bëj vezë

Procesi i shekullit - turpi i Shqipërisë

Faqe 2

Godo: Lëvizja e Berishës dhe Nanos në sensin pozitiv

Faqe 4

Faith No More koncert falas në Shqipëri

Faqe 13 Emri i fotografisë: [?]

Janullatosi sulmon Shqipërinë — Faqe 10 Masakër në Algjer: 50 fyte të prerë — Faqe 11 S. Shkupi: Korridori 8 ose kushtrimi i fatit të shqiptarëve — Faqe 8 Idealistët nën kërcënimin e kolltukofagëve — Faqe 12 Një orë luftë në Selanik. Arrestohet mashtruesi i vizave. Shi aksidentesh Ballsh-Kakavijë, 2 të vdekur 13 të plagosur. Krismat e gëzimit sjellin vdekjen — Faqe 5,7

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90