Kushtet politikë dhe ekonomike, doga-
na nga do të kalojnë ndihmat
Kushtet politikë dhe ekonomike, dogana nga do të kalojnë ndihmat Konferenca e Romës, shpresa e shqiptarëve për rimëkëmbje e ringjallje, ranë futur në shilet politikanët. Qenka e thënë që e keqja shqiptarëve do t'u vijë përherë nga politikanët nervozë, që nuk po arrijnë të bëjnë zap nervat. Politikanët e pozitës Romën e quajnë sukses të paparashikuar dhe nuk përmendin kushtet, ndërsa ai që opozitë quan vetëm veten, Berisha, as më pak e as më shumë, e quan konferencën dështim. Nano nxitoi të deklaron se shqiptarëve u siguroi nga 100 $ për frymë, pa përmendur boshtin e Konferencës: kushtet politike dhe ekonomike, pajtimin, gjetjen e një “modus vivendi” me opozitën, pastrimin e ekonomisë nga piramidat, ku kohët e fundit po lahen edhe Bankat e shtetit. Kryeministri duhet të jetë i hapur dhe i sinqertë së paku me elektoratin e vet. Ai duhet të flasë shqip. Nuk ka rrugë tjetër veçse shqiptarët të dorëzojnë armët, të pranojnë fatkeqësinë e piramidave, dhe të vëllazërohen si në pozitë ashtu dhe në opozitë, ndryshe nuk ka as 100 $ për frymë, as 100 milionë në shën mars, as 1,5 miliardë për vitet që vijnë. Thënë më troç, nuk ka ndihma pa u lidhur marrëveshje me FMN (edhe ai ka të njëjtat kushte) dhe marrëveshja tjetër me Bankën Botërore. Nga ana tjetër dhe Berisha nuk i ngroh shqiptarët me (Vijon në faqen 2)
Berisha: Bankat janë piramidë. Faqe 9
Reformatorët mallkojnë kuvendin e PD. Berisha pranon kokulur ftesën Godos
Speciale
Mafia shqiptare fiton 8 miliardë dollarë në vit
Nga blloku i karikaturistit Medi Belortaja
POLITIKE
Diplomacia shqiptare-peng i Kretës
Opozita sulmon politikën e jashtme të qeverisë
KRONIKE
Keqtrajtohen gazetarët e “Republikës” dhe “Koha Jonë”.
Eksploziv në linjën kombëtare
INFORMACION
Vila e Zogut në Amerikë me 60 dhoma.
Leka Bungo i drejtohet Aleksandër Frangajt
Sot “Republika” me 24 faqe
Në suplement Dostojewski, Keko, Haliti, Xoxa dhe Vreto