Lajthitja e dytë e Parlamentit
Godo : Kuvendi nuk është klasë filloreje, ku mësuesi flet dhe nxënësit dëgjojnë
Ky Kuvend vazhdon të ecë në mjegull dhe po tregon shenja lajthitjeje. Lajthitja e parë me simptoma çmendurie ishte gjakosja e Parlamentit, ndërsa lajthitja e dytë u shfaq dje. Kuvendi në seancën e pasdites u konceptua si një klasë filloreje , ku mësues ishte kryeministri aktual Nano, ndërsa nxënësit ishin ata, deputetët e popullit. Nano u ngjit në foltoren e Kuvendit dhe njësoj siç bënte me anëtarët e simpatizantët e PS në Palatinë Kongresreve, kur kthehej nga jashtë shtetit, u mundua të mallëngjente mazhorancën e vet. Objekti i leksionit ishte Roma dhe Brukseli. Pas fjalës së kryeministrit, kryetari social-demokrat i Kuvendit, Gjinushi, nxitoi të përgëzonte kreun e Qeverisë dhe nuk i la parlamentarët (nxënësit), që të flisnin. Si Nano dhe Gjinushi e kanë ndjerë veten si më gjemba, kur ata që i kishin konsideruar si nxënës të bindur ranë ngritur krye. Ishte kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme, deputeti republikan Godo, që kundërshtoi rrahimin në pikë tjetër të Kuvendit. Deputeti Godo duke ndërhyrë për procedurë këmbënguli në mendimin e tij se Kuvendi s’mund të dëgjojë raportin e kryeministrit siç dëgjojnë nxënësit e bindur mësuesin e tyre. Gjinushi, që pak më parë kish menduar se mund të kënaqte mësuesin Nano duke folur në emër të të gjithë deputetëve, është detyruar të pranojë ndërhyrjen e Godos për ndryshim procedure. Përveç Godos e kanë marrë fjalën edhe deputetë të tjerë. Ja cila ishte fjala e Godos mbrëmë në Parlament: “Pata nderin të marr pjesë në Konferencën e Romës, e cila dëshmoi vëmendjen dhe dëshirën e 24 qeverive dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë, që të dalë nga gjendja e rëndë që përjeton. Italia meriton falënderimin tonë të veçantë, si iniciatore e kësaj konference, që pati dhe mbështetjen e qarqeve të SHBA. Një pjesë e shtypit tonë nuk tregoi objektivitetin në vlerësimin e Konferencës. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse, kur bëhet fjalë për të ndihmuar Shqipërinë, duhet të kemi qëndrimin të përbashkët. Dëgjova me vëmendje fjalën e kryeministrit. Në përgjithësi ekspozimi është borrekt. Por më duket se kryeministri borrekt. Por më duket se kryeministri s’mund të thotë që donatorët përballën bërësat e Qeverisë pa rezerva, sikundër deklaroi sonte këtu. Në Rome dhe, me sa dëgjova edhe në Bruksel, na është kërkuar diçka që të shohim drejt bashkëpunimit me të gjitha forcat politike. Duhet ta kuptojmë mirë këtë kusht që na vë Perëndimi.” Me tej f. 6