Çështja Kombëtare Shqiptare drejt “kalendave greke”
Takimi Nano-Millosheviç: diplomacia dorëzohet pa kushte
Studentët kosovarë kërcënojnë të rifillojnë protestat e tyre, ndërkohë që Kryeministri shqiptar Fatos Nano digjet nga dëshira për takimin dy palësh me Millosheviçin pa kushte paraprake. Zgjidhja e problemit të arsimit shqip në Kosovë, nëpërmjet zbatimit të Marrëveshjes për Arsimin, heq edhe regjimin heqja e regjimit policor dhe krijimi i hapësirave për ushtrimin e të drejtave kombëtare, do të përbëjnë thelbin e shqetësimit diplomatik shqiptar në relacionet me palën serbe. Para pak ditësh, delegacioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i kryesuar nga e dërguara speciale Elizabet Ren, deklaroi se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë dhe se shqiptarët po humbasin edhe atë pak besim tek politika e dialogut. Republika e Shqipërisë, nëpërmjet përfaqësuesve të saj të lartë, dhe shenja se do të përkrahë idenë e institucionalizimit të çështjeve shqiptare të mbetura pezull në Kosovë. Megjithëse e baloi pa shumë komente, audienca e presidentit Meidani nga Papa Gjon Pali i Dytë, ku zoti Meidani i kërkoi Papës që të ndërhyjë për organizimin e bisedimeve ndërmjet Presidentit të Serbisë, Millosheviq dhe Kryetarit të Republikës së Kosovës, Rugova, për zgjidhjen e problemit të arsimit shqip, mbetet e konfrontuar nga qëndrimi aktual i Nanos, i cili po i bindet me gjithëkthueshëm iniciativës së diplomacisë greke për t’u takuar me Millosheviqin. Takimi me Presidentin e Serbisë, pa përfillur vullnetin e bashkëkombasve tanë të Kosovës, e pozicionon Kryeministrin shqiptar përballë precedentëve të dyshimtë që sundojnë në hapësirën diplomatike të Ballkanit. Në Samitin e Kretes pritet të nënshkruhet një Deklaratë e përbashkët e liderëve të Ballkanit, e cila sipas analistëve, mund ta shtyjë çështjen kombëtare shqiptare drejt “ballenave greke”. “Nesër do të jetë tepër vonë” është parrulla e studentëve të Kosovës, e cila udhëhiqet dhe në tubimin organizuar nga Lidhja e Pavarur Studentore “Dardania” në Tiranë.