02/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 nëntor 1997

FAJDET: AJDIN SEJDIA NE TIRANE ME 140 MILIONE $

Akuza skandal mbërrin nga Vlora: Të inkriminuarit në Ministrinë e Brendshme

Gjuha e Kretës, serbisht apo shqip?

Hera e fundit, kur janë takuar dy shtetarë të lartë të Jugosllavisë dhe Shqipërisë ka qënë viti 1948. Qysh atëherë asnjë politikan i rangut të lartë nuk i ka shtrënguar dorën njëri-tjetrit. Por, në vitin 1997 gjërat ndryshojnë, megjithëse klima është e njëjtë. Në Samitin e Kretës Nano, Kryeministëri i Shqipërisë do të takohet me Millosheviçin, Presidentin e Jugosllavisë, sëpaku ashtu është cituar në një njoftim të ministrit ynë i Jashtëm, Paskal Milo. Për takimin nuk është dhënë asnjë detaj. Dihet që ai do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pas tij mund të ketë ndonjë deklaratë kortezie. Dy politikanët e vendeve tradicionalisht armiq duhet të buzëqeshin para kamerave, por të rrallë, kur ato të shuhen. Megjithatë, Milosheviç do ta ketë më të lehtë me Kryeministrin aktual të Shqipërisë. Ky i fundit njihet për idenë me liberale rreth çështjes kombëtare, madje i guximshëm të zbatojë një politikë më pak egoiste ndaj Kosovës. Deklarata e tij e fundit për një autonomi të zgjeruar të Kosovës me të vërtetë përkon me deklaratat e Departamentit të Shtetit, por jo me politikën shqiptare dhe sidomos atë kosovare. Pra, Milosheviç duhet t'i fillojë bisedimet i me një kërkesë më pak. Shqipëria mund të jetë dakord me autonominë dhe në tratativa mund të lërë akord dhe për diçka më pak. Kjo mund të konsiderohet zgjidhje për çështjen e Kosovës ose më saktë shtyrje e saj edhe për 100 vjet të tjera. Ndërsa për serbin mund të jetë kapital politik me vlera. Ky i fundit ka kohë që personalitetin e vet të rrënuar pas luftës së Bosnjes po kërkon ta ngrejë më shumë me karrierën diplomatike dhe me uljet e toneve nacionaliste. Ish-opozita shqiptare ka patur gjithmonë tendenca liberale në politikën e jashtme. Të tilla kanë qënë tabimet e liberaldemokrateve një herë e një kohë në Serbi. Këta të fundit mbanjë poste me rëndësi në kabinetin Nano dhe kanë deklaruar në Kongresin e tyre se Qeveria e koalicionit ka adaptuar programin e PAD. Ndoshta në marrëdhëniet me fqinjët kanë të drejtë, pa shpërfillur prirjet e dyshimta që kanë shumë liderë kryesorë të Partisë Socialiste në pushtet.

Kadare ngjitet në kokën e "Aleancës"

Në brendësi:

□ Mishi i çmendur çmend bashkinë Kolera prek bretkocat shqip-tare ———————— Faqe 7 □ Fier: Përmendore për viktimat e Otrantos Burrel: 7 plumba për dy të vrarë e 2 të plagosur ———————— Faqe 5-6 □ Trojka troket në derë të Kosovës. Nano merr rrugën për në Kretë. Berisha kërkon debat ekonomik ———————— Faqe 3-4

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90