08/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 nëntor 1997

ALIMUÇAJ: KOMPANIA NUK ËSHTË IMJA

Alimuçaj nxjerr sekretin e pronësisë së VEFA-s. Berisha shet miqtë e vjetër Edhe Kamberi, si "Silva", fiton lirinë Faqe 9

Kush i fshehu çelësat e bashkisë të kryeqytetit ?

Absurdideti i shtetit dhe paradoksi i grevës Dje, bashkia e kryeqytetit ishte e kyçur. Qytetarët kërkonin venin, pyesnin kamtarët dhe vinin thembrat nga majat, tundnin kryet pasi nuk merrnin përgjigje nga polici i shërbimit dhe ... iknin. Enigma se kush i fshehu kryet mbeti kryet. Përveç Finos, që mbrojti me ligjet e Berishës dhe të Arbnorit, nuk dha shpjegim njeri tjetër. Brojka nuk mund të fliste sepse ndodhej larg Bashkisë, në Spanjë. Greva e shtetit ndaj vetvetes është një paradoks që mund të shfaqet vetëm në Shqipëri. Në botë, deri tani njihet vetëm greva e sindikatave. Administratës, me ligj, i ndalohet organizimi në sindikata, për rrjedhim edhe greva është e paligjshme. Jashtë logjike është kyçja e derës. Pjesa e administratës që nuk është e PD, por e PS, PSD, PAD, ndoshta do të ishte kundër grevës. Shembull është Gjirokastra, u larguan nga puna vetëm demokratët, ndërsa të tjerët punuan si në ditë të zakonshme. Fino, dijeigjëruar veprimet e Qeverisë për të pushuar nga puna sekretarët lokalë në të gjithë nivelet është i bazuar në ligj. Logjika e Finos nuk shkon më tej se sa e një partiaku në nivel kryetari bashkie. Të argumentosh se ligjin në një vendim që flak nga puna qindra sekretarë komune, bashkish dhe nuk sjell drejtë, do të thotë se nuk heq të drejtë. Fino, shkarkimin e var në një vendim sipas të cilit, sekretarët emërohen dhe shkarkohen vetëm nga Qeveria. Bukur, por kur i shkarkon? Pse duhet të përdoret fshesa masive, kur fare mirë mund të hidheshin mbi tavolinë kriteret. Mund të përdorej konkursi, por mund të përdorësh si argumente edhe kriteret morale. Kush është i korruptuar të flaket, kush ka ndihmuar përmbysjen e shtetit s'mund të rrijë në administratën e shtetit. Po të veprohej kështu, nuk do të kishte kundërshtime nga opozita. Por drejt se shteti po aplikon vetëm kriteret partiake. Nëse do të ecet kështu, njëri njeri më parë të bëhej shtet. Ky që kemi është një tjetër vepër kopje e keqe e atij që ndërtoi Berisha. Është një shtet absurd, që ka për të ngelur në çdo hap që do të mundohet të hedhë. Absurdideti u shfaq dhe në grevën e djeshme, ku shteti ngriti krye kundër vetes. Nëse shteti i madh i Berishës u përmbys sikur të mos kishte ekzistuar kurrë, kjo ndodhi edhe pse shteti i vogël, pushteti lokal, ishte pa themel i ndërtuar vetëm mbi kritere paralele. Nëse socialistët do të ecin sipas parimit të shpërblejnë ata që nën rënbyen votat, nuk do ta kenë të largët fundin e shpejtë të provokoi shteti i vitit 2000 të Berishës.

Dje Mediu e Godo në konferencën e shtypit Foto: A. Rama

Të huajt kërkojnë flori në Sarandë

Shtëpi publike pranë Këshillit të Rrethit Faqe 6

Gjinushi: Fajin e ka Meksi.

Media i buzëqesh Godos, politika "harron" Faqe 4

Firma e PD-së, Nano në këmbë të Berishës

Faqe 4

Antidroga sulmon çantat e shkollarëve

Faqe 7

Ja emrat e Asamblesë Kombëtare të PRSH

Faqe 11

Mediu: E Djathta nuk do t'ia lërë pushtetin peng së Majtës

Faqe 12

Demokratët tek dera e Kuvendit.

Shkodra sfidon Parlamentin Faqe 4

Berisha: Mediu është energjik Qeveria hije na bën me hije

Faqe 3

Luftë pranë Ambasadës Amerikane. Hakmerret Xhabatfi. Ministria e Mbrojtjes padit komandantët e Jugut

Faqe 2

Violeta Manushi: Unë, komunistja e vjetër mendoj si demokrate. Bashkim Fino imiton Meksin - shkruan libra.

Faqe 14

Kallashi mbush 50 vjet

Faqe 10

BIBLIOTEKA[?] TIRANË

Në brendësi

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90