Terror në Bankë
Rishfaqen fajdet me valutë. Administratorët gati dorëzimet
Hajdari: Unë, Mazreku dhe serbi në mes. Luftë në koalicion. Aleancistët kundër PS-së
Kosova shpërthen në Bon
Milo në raport përpara diplomacisë evropiane
Dimensioni politik i Evropës është i lidhur ngushtë me politikën e jashtme dhe politikën e Sigurimit.
Kjo është arsyeja që ministri i jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, ka planifikuar më 14 nëntor një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Paskal Milo. Sipas burimeve të informacionit, në axhendën e bisedimit një ditor zë vend qendror çështja e Kosovës, pas trajtimit të njëanshëm dhe jorealist që iu bë kësaj çështjeje në Samitin e Kretës. Kinkel pritet të deklarohet kundër lëvizjeve diskriminuese që përcaktuan për Kosovën Nanon dhe Milos, gjatë takimit të tyre shumë të përfolur. Ideja e z.Kinkel dhe e diplomacisë gjermane është që të shmangen sjelljet jokorrekte të diplomacive rajonale ballkanike nëpërmjet lidhjes së forcave të armatosura evropiane. Nëpërmjet një shqyrtimi të qetë të problemit, ministri i Jashtëm gjerman, pritet t’i kumtojë homologut të tij shqiptar qëndrimin zyrtar të diplomacisë evropiane ndaj përpjekjeve të Slobodan Millosheviçit për të manipuluar situatën në Ballkan, që i çon presupozon forcimin e pozitave të tij. Serbia, me të cilën Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, u përpoq të institucionalizonte një gjuhë diplomatike jo efikase, mbetet e fundit e Mohikanëve në Evropën Postkomuniste, i vetmi vend që nuk përfshihet në partneritetin për paqe. Argumentat diplomatike të zotit Kinkel, në lidhje me respektimin e frymës evropiane në çështje të ndjeshme siç është aktualisht çështja e Kosovës, do të synojë nxjerrjen jashtë loje të procedurave të vjetra, që inspiron nga diplomacia greko-serbe dhe ku Nano shfrytëzohet si një xhol diplomatik. Burime nga Boni informojnë gjithashtu, se kryediplomati metian pritet t’i kërkojë zotit Milo projektet që Evropa dhe veçanërisht shteti fuqishëm si Gjermania, kanë adoptuar në ndihmë të rajonit më të trazuar të kontinentit, ku përfshihet edhe Shqipëria. Vonesa “taktike” në trajtimin e çështjeve të nxehta, ku radhitet sot krahina shqiptare e Kosovës, për diplomacinë gjermane nuk motivon as revanshin eventual të fqinjëve dhe as zgjedhje të kompromisit, të cilat historikisht kanë qenë në favor të palës serbe dhe Milosheviçit.
Meidani kthen "Komisionin Ngjela"
Morali i politikës shqiptare
Fjametta De Feo
Meidani kthen "Komisionin Ngjela" Faqe 4
Në Brendësi:
Policët në gjumë, kriminelët kërcejnë — Faqe 2
Shkollës i vendosin bombë, 8 nxënës në Polici — Faqe 5
Dy karikatorë mbi të vdekurin — Faqe 6
Nano në sherr me Lesin. Servet Pëllumbi i largohet partisë. — Faqe 3
TAKIM I BOTUESVE
Sot, ora 11 00 në selinë e "Gazetës Shqiptare" takohen botuesit e gazetave për të vendosur për reagimin ndaj taksave të Qeverisë
"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi"