AKT - marrëveshje
Sot më datë 13 nëntor 1997 botuesit dhe drejtuesit e gazetave dhe revistave u mblodhën në orën 20.00 në selinë e gazetës “Gazeta Shqiptare”, për të diskutuar në lidhje me grevën e paralajmëruar për datën 15 Nëntor.
U vendos që botuesit të dalin me një deklaratë të përbashkët:
“Nisur nga shtyrja e ceremonisë mortore në Vlorë për viktimat e tragjedisë së Otrantos, si pasojë e kohës së keqe atmosferike botuesit dhe drejtuesit e gazetave të përditshme dhe revistave vendosën që greva-paafat të fillojë jo më datë 15 Nentor, por më datë 16 Nëntor, për arsye të pasqyrimit të ceremonisë mortore në Vlorë. Pra ditën e dielë e pas nuk botohet asnjë nga gazetat dhe revistat e përditshme.
Gazetat dhe revistat e tjera të solidarizuara, hënë me grevën tonë deri në realizimin e plotë të kërkesave tona.
1 - Koha Jonë
2 - Republika
3 - Albania
4 - RD
5 - Gazeta Shqiptare
6 - Bulevard
7 - slekulli
8 - Dita Informacion
9 - Klan
10 - Hosteni
Armand Shkullaku
Dalip Greca
Ylli Rakipi
Astrit Patozi
Fatos Baxhaku
Bejdo Malo
Artan Apostoli
Shpëtim Nazarko
Aleksandër Frangaj
Filip Çakulli
Tiranë 13.11.1997