25/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 nëntor 1997

Gjallica niset. Egjiptianët sjellin 65 milionë $ për "Kamberin"

Tryeza ngec. Kadare përgjithmonë në Shqipëri

Kryeministri luan me zjarrin

Nano nënshkruan aktmarrëveshjen e turpit. A do ta kundërshtojë PD-ja ligjin që ka firmosur së bashku me PS-në? Nano nënshkruan aktmarrëveshjen e turpit. A do ta kundërshtojë PD-ja ligjin që ka firmosur së bashku me PS-në? Ende politika në drejtim të respektimit të së drejtës, veçanërisht në respektimin e shenjtërisë së pronës private, nuk po ruan një barazpeshim të drejtë. Die, kryetari i Asamblesë së PR-së, zoti Godo, ka denoncuar një aktmarrëveshje të saponënshkruar nga Kryeministri Nano, mes Qeverisë shqiptare dhe FMN-së, për çeljen e tregut të shitblerjes së tokës. Ligji i shitblerjes së tokës si dhe “ligji për tokën” nga forcat politike të DBSH-së, veçanërisht nga PR-ja, janë konsideruar në thelb si dy ligje me substrat leninist, që realizojnë një shpronësi të paligjshme në kurriz të interesave të shtetasve shqiptarë. Këto ligje, të cilat u miratuan gjatë qeverisjes së PD-së, shkatërrojnë të gjithë ekuilibrat për të ardhmen ekonomike, politike dhe shoqërore të vendit. Kjo, ndoshta është arsyeja që të dyja palët, përfaqësuese të spektrit neokomunist, PD dhe PS, i kanë Me tej faqe 4

Rrëfim nga plazhi i vdekjes.

Faqe 7 Opozita i flet pozitës Viz. Medi Belortaja

Në brendësi:

Sa kushton udhëtimi drejt vdekjes? Skafistët tregojnë sekretet. Faqe 7 PS-ja ha mishin dhe kockat i fut në xhep. Çahet koalicioni Faqe 3 Shfaqet Vranicki PR: Meidani, shih punën tënde Faqe 4 Ministri Ruka nuk gjen kohë të presë grevistët e vegjël. Faqe 5

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90