Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Premte, 5 Dhjetor 1997

Alimuçaj: Nuk falimentoj, kam miq në Qeveri

Refugjatët përçajnë koalicionin. PSD dhe PBDNJ, ndryshe nga PS VEFA hap letrat: 85 % e personelit janë socialistë. Kemi 5 vjet që ndihmojmë "Zërin e Popullit"
Alimuçaj

Qeveria përça[r]tet

Dëbimi i refugjatëve shqiptarë ka shkundur politikën e përgjumur shqiptare. Opozita e ra vënë me shpatulla për muri pozitën, ndërsa Qeverinë e ra bërë të flasë përçar[t]. Aq e përçar[t]ur është Qeveria, sa e bëri hasha deklaratën e para dy ditëve, kur kishte justifikuar dëbimin e refugjatëve nga autoritet italiane si fryt të një marrëveshjeje mes dy qeverive. Mbrëmë ndodhi çudia. Punët s'pas[k]ëshin qenë tamam kështu. Një qeveri që në mbrëmje flet ndryshe dhe në mëngjes gdhihet në krah tjetër, nuk mund të gëzojë besimin e shtetasve të vet. Ajo nuk ka të drejtë morale të kërkojë besueshmëri qytetare. Dëbimi kolektiv i shqiptarëve, dhuna fizike, represioni shpirtëror, sidomos ndaj fëmijëve në kampet e “mikpritjes” duhet ta shënde[t]ë qeverinë dhe ta zgjojë nga gjumi. Mirëpo kjo nuk ndodhi dhe nuk ka gjasa të ndodhë as në të ardhmen. Çuditërisht qeveria nuk flet gjuhë të kuptueshme, nuk flet shqip. Para dy ditësh u fol për b[r]okërtesën e zbatimit të një marrëveshjeje dypalëshe. Mbrëmë Ceka e pasoi topin tek Fino, duke pretenduar se marrëveshja ishte e Qeverisë teknike, por Blushi, në emër të Kryeministrit triblon pa top; nuk bëhet fjalë për marrëveshje qeverish, por ligj të Parlamentit italian. Blushi kishte harruar se përpara dy ditësh kishte folur për marrëveshje qeverish! Ec e kuptoja këtë gjuhë! Mbijetesa e shqiptarëve duket se po Me tej faqe 4
Ceka Fino Blushi Itali[a]

Azemi në telefon nga Amerika: "Berishë, shko në Parlament. S'kemi rrugë tjetër"

Azemi në telefon nga Amerika: "Berishë, shko në Parlament. S'kemi rrugë tjetër" Faqe 3
Azemi Berishë SHBA

Në brendësi:

□ Durrës: Sharje, lotë dëshpërimi. Një shkodran me të bijën e sëmurë ngujohet në Port "I teti" në pranga Faqe 7 □ Kryeprokurori: Shteti i intereson kontrabanda Divizioni XXI kap mat firmën italo-Shqiptare Presidenti i kërkon mëshirë Faqe 2 □ Kreditorët i dërgojnë dekalogun Arapit VEVE tregon fytyrën e ardhshme të kryeqytetit Guvernatori i bie këmbanës së inflacionit Faqe 8-9
Arapi Durrës Shkodër Port Kryeqyteti

Konferencë shtypi

Nesër në orën 10.00, në Selinë e Partisë Republikane, Kryesia e Partisë mban një konferencë për shtyp.