Republika
20 dhjetor 1997
Vrasja e policëve - Vrasje e rendit
Krimi terrorizon qytetarët, PS dhe PD akuzojnë njëra-tjetrën
Krimi arrin pikën e vet kulminante për gjithë periudhën paszgjedhore. Dje u njoftua vrasja e katër punonjësve të policisë në Ballsh. Shkon në 8 numri i policëve të vrarë brenda kësaj jave. Opinioni shqiptar është mjaft i tronditur. Kjo gjendje e tmerrshme, ku veç qytetarëve të pafajshëm vriten edhe përfaqësues të rendit, fatkeqësisht ndodh në moskokëçarjen qeveritare, sikur këtë ngjarje t’i interesonin një shteti tjetër, pa lidhje të drejtpërdrejtë me popullin shqiptar. Qeveria çmon dhe përfill vetëm ligjin e heshtjes, ndërsa media shtetërore është porositur të heshtë. Edhe kur jepet ndonjë lajm i thatë, brimi trajtohet me ngjyra piktoreske. Kjo situatë çmo[?]
Berisha 500 milionë $ nga Gaxhai
Komisioni Bezhani djeg spiunët e parë. Shkarkohen dy drejtorë të lartë, në hetim zv.ministri
Nano: Azemi do zgjedhje që të zgjedhë Azemin
Faqe 4
Prapa kuintave të festivalit
Foto: A. Rama
Avni Rustemi: Do të vrasim deputetët që pranuan trupat greke në Shqipëri
Faqe 4
Arratisen tre këngëtarë nga Festivali
Faqe 13
Në brendësi:
Dje, ditë vrasjesh: rreshqet autobusi, 4 të vdekur, 12 të plagosur; hajdutët vrasin 4 policë; një orë luftë në Kurbin - dy të vrarë; maskat terrorizojnë 60 fshatarë; tre të vrarë në oborrin e shtëpisë Faqe 2, 6, 7 Italianët vjedhin 20 autobusa Faqe 8 Specialët mbrojnë anijen e kontrabandës Malaj: Shteti të lajë duart me kontrabandën Faqe 5, 9
Sot në orën 10.00 në Selinë e PR, Kryesia jep konferencë shtypi
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Nr. Log. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90