21/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 dhjetor 1997

Plasin akuzat për ish - qeveritarët: Shehu për vrasje, Ngjela për korrupsion

Anullohet amnistia e Berishës, të falurit përsëri nën pranga. Plasin akuzat për ish - qeveritarët: Shehu për vrasje, Ngjela për korrupsion Ankth e terror në qytete të Shqipërisë. PR. Të vendoset dënimi me vdekje Në brendësi: Zbulohen skandale të Finos në qytetin e lindjes. Zv.Kryeministri merr pronat e E. Hoxhës në Gjirokastër. 45 pasaporta shërbimi për ortakët e tij

Bllof i “politikës sociale”

Në Shqipëri po bashkëveprojnë midis tyre politika e destabilizimit politik me politikat e destabilizimit ekonomik. Jeta e qytetarëve shqiptarë po përjeton tronditje maksimale, ndërkohë që Qeveria socialiste po vepron për të amortizuar tronditjet. Vendi nuk ka një orientim të qartë ekonomik. Kushtet monetare dhe fiskale nuk ekzistojnë. Inflacioni është i pakontrolluar. Luhatjet e çmimeve i kanë terrorizuar qytetarët. Në kuadrin e propagandës së saj për zhvillimin e “politikës sociale”, Qeveria e ka vënë theksin në rritjen e fuqisë punëtore, tregjeve të [?] investimeve, por ky program duket se ka pasur vetëm qëllime elektorale. Varfëria ka pllakosur gjithë vendin. Të ardhurat e përgjithshme për frymë (GDB) të shqiptarëve janë 380 USD, ndërkohë që në vendet e Europës Perëndimore ato arrijnë deri në 20.000 USD. Kjo mizerje vjen si pasojë e frenimit të biznesit të vogël dhe të mesëm. Investimet në këto fusha janë bllokuar, pas ndërprerjes së financimeve në formë kredish nga bankat e shtetit. Shteti nuk po krijon kushte lehtësuese për investime në infrastrukturë, por vetëm premton shkurtimin e vendeve të punës. Deri tani është bërë një paralajmërim zyrtar për shkurtimin e 10.000 punonjësve shtetërorë. Ndërkohë, skemat e asistencës sociale pothuajse nuk Më tej faqe 8

Fest ’97

Nata e tretë, për herë të parë këndohet “live” Faqe 19

Politika - akuza dhe dorëheqje

Mediu: Nano ka falimentuar Ceka, padi për Berishën Faqe 3 Konferenca e PS: D'Alema përshëndet dhe hedh kunja PD Bojkoton Komisionin e Kushtetutës Faqe 4 Kërkohet largimi i ministrit të Drejtësisë Faqe 5 Socialistët kundërshtojnë Bankën Botërore INSIG-u financoi fushatën kundër Jugut Faqe 8 - 9