27/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 dhjetor 1997

Nuk ra demokraci pa ndëshkuar krimin

Rishfaqet në skenën e propagandës politike problemi institucionalizimit të demokracisë. Lideri i PD-së, Berisha, deklaroi dje në konferencën për shtyp se “viti 1998 do të jetë viti i institucionalizimit të demokracisë”. Këtë referen gjatë fushatës elektorale të qershorit e ka recituar përmendësh edhe PS-ja dhe satelitët e saj. Çështja e “institucionalizimit” gjithsesi mbe- mbetet mjaft e diskutuar. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në një vend ku krimi mbetet i pandëshkuar dhe në politikë sundon koncepti i bashkëfajësisë kriminale. Gjithë zhvillimet politike dhe demokratike në Shqipëri kryhen në rrethana misterioze. Hajdutët dhe vrasësit shpallen të pafajshëm dhe drejtësia është nën diktatin e politikanëve. Asgjë nuk kryhet konform vullnetit të shtetit dhe të drejtave bazë të individit. Hierarkia shtetërore është uzurpuar nga njerëz të lidhur me krimin, të cilët janë të gatshëm vetëm për shpërdorimin e pushtetit. Pjesa më e madhe e forcave politike në pushtet, apo në opozitë, nuk e kanë ndjenjën e përgjegjësisë kombëtare dhe i nënshtrohen një mjedisi emocionalisht të korruptuar dhe të disfavorëshëm për zhvill - Me tej faqe 4

SKANDAL NË BANKËN ITALO-SHQIPTARE

Prokuroria: Akuza të reja për transferta të dyshimta parash dhe fallsifikim depozitash. Lojë me paratë e shqiptarëve Komisariatet drejtojnë kontrabandën. SIEMENS vjedh 245 milionë.

Në brendësi

Vritet ish-oficeri i Policisë Kriminale Drejtuesit e ministrisë së Brendshme kanë lidhje me kriminelët Faqe 2 Gati zgjedhjet e reja lokale Gjinushi: Të gjithë fajin e ka Berisha Berisha: Gjinushi po i vë kazmën Parlamentit Faqe 3-4 60 kg drogë në Kavajë, Gjirokastritët s'panjojnë para për E. Hoxhën Faqe 5-6

OPORTA [tekst në ilustrim]

400 mijë dhrahmi për një vizë turistike

Faqe 5

SPORT: Lushnja, leksion myzeqar

SPORT: Lushnja, leksion myzeqar Faqe 15

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë, Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90