Republika
19 qershor 1998
Predhat vrasin 56 shqiptarë
SHKD përplas kandidatët në Kavajë. Trembet Aleanca për shtetin. Haveriku i DBSH-së: Bashkia, “Xhamia” e të gjithë kavajasve. PS prish mitingun e PD-së
Paradokse (anti) shqiptare
Evropa në luftë për Kosovën, Tirana në luftë elektorale!
Ndërkohë që obligimi kombëtar i qeverisë shqiptare është përfshirë në mënyrë krejt të pajustifikueshme, Italia fqinjë jep sinjalin se është gati për luftë eventuale me Serbinë, në kuadrin e NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Andreata, sqaroi pozicionin ushtarak të Italisë dhe përgatitjet që po bëhen për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Kosovë. Ushtria italiane po i kushton një vëmendje të posaçme përgatitjes së reparteve tokësore, duke iu përgjigjur luftës kundër ushtrisë serbe me reparte të specializuara këmbësorie. Deklarata zyrtare e zotit Andreata tregon qartë se Italia është ndër të parat vende që kupton nevojën urgjente të ndërhyrjes ushtarake dhe është e bindur se dhuna e armatosur kundër pushtuesve serbë është e vetmja gjuhë që kupton Millosheviçi. Mbi të gjitha Italia ka kuptuar se nuk ka më kohë për të humbur, përkundër hezitimit të NATO-s, e cila po planifikon një seri tjetër manovrash ushtarake.
Më tej faqe 3
A do ta presë Nana trungun e kontrabandës? Një anije fantazmë dhe një makinë e askujt, SHOW elektoral?
“Republika” dy faqe nga Botërori Francë ’98
Francezët, të pangopur me gola. Mandela: “Ju thashë që jemi ndryshe”. Dje rekord: Pesë kartona të kuq në dy ndeshje. Edhe Austria me shtesë. Brazil, i kuali-fikuari i parë. Historia e sukseseve dhe dështimeve. Bilanci i çifteve të sotëm: Nigeri-Bullgari, ora 17.30 (në USA ’94 nigerianët fituan 3-0); Spanjë-Paraguaj, ora 21.00
Faqe 14-15
Avokatët e Alimucajt: Nuk jemi ne spiunët
Faqe 9
Në brendësi:
Miting madhështor i DBSH-së në qytetin e Kavajës. Mediu në Patos: Bëhuni zotë të pasurisë tuaj. Adrian Muça: Vora, asnjë dallim nga Tirana. Jep dorëheqjen kryetari i PD-së. Edhe Kurt Kola gati dorëheqjen
Faqe 3-4
Serbët rrethojnë kufirin me sna-jperë. Shqiptarët përgatiten për luftë, pastrohen fortifikatat dhe bunkerët. Helsinki: Krimet e luftës të serbëve në Gjykatën e Hagës. 7 plumba në trupin e të riut
Faqe 2
Nga Nju Jorku drejt e në burg. Antimafia: Benzat e vjedhur në Shqipëri marrin rrugë në Mal të Zi. 5 vjet burg për dy vrasje. Vritet i ati, plagoset i biri. “Tifozt” vjedhin 3,5 milionë drahmi
Faqe 5-6
Betejë bashkëshortësh; burri e qëllon me sëpat, gruaja i hedh ujë të valuar. Makina me armë kontrabandë kapet në Durrës, hapet në Tiranë
Faqe 7-9