25/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 qershor 1998

Financat shqiptare i shtien Greqisë

Shteti heq dorë nga drejtimi ekonomik i vendit. Bursa e Tiranës, filiali i bursës greke. Tre banka të huaja hyjnë në pazar me financat shqiptare

NATO i kërkon ndihmë Milosheviçit për të sulmuar UÇK-në

NATO shpërndan dje një mesazh prej kasandre, që shënon fillimin e zhgënjimeve nga moria e tërë atyre projekteve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Sekretari i Aleancës së Atlantikut, Solana, gjatë një takimi me Rugovën në Bruksel, i tha udhëheqësit të shqiptarëve se “NATO nuk përkrah pavarësinë e Kosovës” dhe se “shqiptarët duhet të rifillojnë dialogun me palën serbe menjëherë dhe pa parakushte!” Këtë ultimatum nuk ka mundur ta formulojë deri sot as Grupi i Kontaktit dhe as organizmat e tjera ndërkombëtare. Dihet, se shqiptarët kanë shprehur vullnetin e mirë për të ofruar të parët idenë e kompromisit për një zgjidhje të qëndrueshme, por ishte pala serbe që e injoroi procesin e dialogut, duke mos plotësuar asnjë nga kërkesat e palës shqiptare. Vetë Komuniteti Ndërkombëtar është shprehur se Milosheviçi ka dashur të spekulojë me dialogun dhe shqiptarët nuk kanë arsye për të vazhduar. Mesimet në kushtet e përshkallëzimit të sulmeve ushtarake serbe. Por pre- Më tej faqe 4

Letër nga Kosova: “Jo Berishës, UÇK-ja nuk shkon tek Rugova si cjapi tek kasapi”. Nano nga Kreta tek UÇK-ja (7 muaj evoluim në trekëndëshin Prishtinë-Tiranë-Beograd) Faqe 10-11 Vëllezërit Adem dhe Hamza Jashari u varrosën nga serbët, dy simbole të UÇK-së në Drenicë

KLEMENT ZGURI: Shijaksit t’i drejtohen kujtesës: “Kush e dogji dhe kush e mbrojti qytetin e tyre”. Robert Ndrenika: Shijaksit e kanë kuptuar se as PD dhe as PS nuk i zgjidhin hallet e tyre. Zhani Ciko: DBSH, formacion politik që mbron individin.

KLEMENT ZGURI: Shijaksit t’i drejtohen kujtesës: “Kush e dogji dhe kush e mbrojti qytetin e tyre”. Robert Ndrenika: Shijaksit e kanë kuptuar se as PD dhe as PS nuk i zgjidhin hallet e tyre. Zhani Ciko: DBSH, formacion politik që mbron individin. Faqe 2-3 Klement Zguri, kandidat i DBSH për kryetar bashkie në Shijak

“Republika” dy faqe nga Botërori Francë ’98

Spanja fiton thellë dhe qanë, e mund dy herë Nigeria. Danimarka kalon turin duke u mundur. Kamerun, shpërthen racizmi. Nesta, i liron vendin gjyshit të madh. Bukmejkërsat vlerësojnë kuotat. Shifra, bilance për çiftet e sotëm: Holandë-Meksikë, Belgjikë-Koreja e Jugut, Gjermani-Iran dhe SHBA-Jugosllavi Faqe 14-15

DBSH kërcënon: Do të braktisim zgjedhjet! Zbulohet kompromisi PD-PS

Ish-ministri i brendshëm u hap punë hetuesve

Faqe 7

Mëzi TVSH censuron Vaso Pashën dhe Mirush Kabashin

Faqe 13

Në brendësi

Kryetari i PS në Shijak manipu-lon me kandidatin e PD për kryetar bashkie. Godo: Snobizmi i Nanos i bën dëm Kosovës. Vjen vera, ikin deputetët. Refuzohet kërkesa e Berishës për Referendum. Tanke dhe topa serb në drejtim të Shqipërisë Faqe 3-4 Zhduket dokumentacioni i Gjykatës së Apelit. Papa bekon Universitetin Katolik të Durrësit. Infermieret bëhen farmaciste. “I vdekuri” në Greqi kthe-het me nuse nga Kanadaja Faqe 5 Atentati i Matit vjen në Tiranë. Antimafia italiane grumbullon skafet. Hidhet në erë hidrocentrali. Gjykatëret kundër testimit. Kryetari nxit rebelimin e gjykatërve. Faqe 6 Fëmijët shkëmbejnë fletoret me plumba. Lushnjarët paguajnë votat me ujë Faqe 7

NJOFTIM

Kryesia e Partisë së Ballit Kombëtar njofton të gjithë kryetarët e degëve në rrethe se ditën e shtunë, datë 27 Qershor 1998, ora 10.00 paradite në selinë qendrore të partisë se PBK në Tiranë, zhvillohet mbledhja e radhës. Ju lutemi t’i siguroni pjesëmarrjen.

Fjala e Gorbaçovit në Katovicë, vjeshtë 1986

Të krijohen parti politike të majta, të qendrës, të djathta, por ato të kontrollohen e drejtohen nga ne, komunistët. - Partia që do të marrë pushtetin politik do të shajë komunizmin me themel e çati, që të fitojmë simpatinë e Perëndimit. Të dënuarit e të përndjekurit të afrohen që të na përkrahin, por pushtet nuk do t’u japim, sepse ata do të kërkojnë të hakmerren...