Deklaratë skandaloze e Fatos Nanos: Shqipëria nuk është për pavarësinë e Kosovës
Godo: Nano nuk mund të jetë më kryeministër i shqiptarëve
Kosova do të shkojë në Evropë përmes Amerikës
Shtëpia e Bardhë - UÇK, institucionalizohen marrëdhëniet
Shtëpia e Bardhë
- UÇK, institucionalizohen marrëdhëniet
Kosova do të shkojë në Evropë përmes Amerikës
SHBA ndien erën e pavarësisë së Kosovës. Pas takimit të ambasadorit Holbruk me përfaqësues të UÇK-së, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, James Rubin, deklaroi se Shtëpia e Bardhë dëshiron të hyjë në kontakt politik me UÇK-në. Kjo deklaratë bëhet pikërisht në kohën kur UÇK ka marrë nën kontroll disa rajone të Kosovës, gati 40% të territorit. Tani që strategët e NATO-s i kanë reduktuar opsionet ushtarake kundër Serbisë dhe kur fati i luftës nuk është më në favor të palës serbe, SHBA nxiton të përcaktojë aleatët. Në luftën e tyre mbrojtëse dhe çlirimtare shqiptarët kanë shpresë për fituar pavarësinë. Ambasadori Holbruk bën me sa duket shumë të vendosur për të mos lejuar pretendimet serbe. NATO fare lehtë mund të bombardonte
Më tej faqe 4
Emigrantët, 100 gram gjak për kartën e Bardhë
Faqe 2
Aleati i vetëm i DBSH-së, populli i Shqipërisë.
Zguri: “Të hënën do ta ftoj kundërshtarin tim në zyrë për kafe”
Faqe 3
Roqi: Selfo të mos shpif, por të kthej 488 mijë dollarët që ka rrëmbyer. pas revizionimit, kemi punë me drejtësinë
Më tej faqe 3
“Republika” dy faqe nga Botërori Francë ’98
Argjentina, e meriton të jetë e para. Edhe Rumunët të parët e grupit. Jugosllavët do takohen me mjeshtra.
Bierhof: Ne ishim ndryshe. Skeda Itali-Norvegji nga viti 1920 deri në vitin 1994. Bilanci i takimeve të sotme: Itali-Norvegji, ora 16.30, Brazil-Kili, ora 21.00. Para lamtumirës me atë që ikin. Hollanda, krenaria që s’njepërkëmbet
Faqe 14-15
Fijet e kontrabandës çojnë në hetim Boden. VEFA dhe SILVA në Prokurori
Faqe 8
Beogradi: Pas UÇK-së qëndron CIA.
Legjisi: Pas aisbergut të kontrabandës nuk fshihet vetëm Malaj. Kufomat bëjnë propagandë për PD. Berisha fut në lojë Zefin me Laçon. Bashkimi për Demokraci sulmon Shijakun me Agushin dhe “Demonin”
Faqe 4, 10, 16
Të dënuarit me vdekje lirojnë kokën.
Bombën e hodhi Sali Lusha. Droga feston ditën e saj në Tiranë, kapen 340 gram heroinë në parkun “Rinia”
Faqe 2-5
Incident në aeroportin e Rinasit, doganierët grindën me policët e rendit.
Sekuestrohen cigaret e doganave. 57 kallashnikovë, 3 mitraloz, dy mijë fishekë kapen në Shkodër
Faqe 6
Mashtrim në Ministrinë e Arsimit.
Italianët në gjyq me shtetin shqiptar. Emigrantët e Greqisë i dërgojnë letër të hapur Nanos. Maskat vjedhin Tojotën diplomatike. Bankat shqiptare jashtë bursës. Edhe Kuvajti hyn në korridor. Autostrada, zonë industriale e Tiranës
Faqe 7-9
Në brendësi:
Fjala e Gorbçovit në Katovicë, vjeshtë 1986
- Të krijohen parti politike të majta, të qendrës, të djathta, por ato të kontrollohen e drejtohen nga ne, komunistët.
- Partia që do të marrë pushtetin politik do të fitojë simpatinë e Perëndimit.
- Të dënuarit e të persekutuarit të afrohen që të na përkrahin, por pushtet nuk do t’u japin, sepse ata do të kërkojnë të hakmerren...