Flet Bodinaku, njeriu që shëmbi murin e ambasadës: Të vrarën e qëlloi policia, e cila solli në sheshin e ambasadave një grup prostitutash dhe burgaxhinjsh
Pollo për herë të parë kundërshton shefin, Berisha xhindoset
Var veten presidenti i firmës. VEFA shtyhet në Kasacion, përjashtohet trupi gjykues
Faqe 7, 9
PD rihyn në politikë me ndihmën e Ramiz Alisë
Ramiz Alia përçan edhe njëherë krijesat e tij politike PD dhe PS.
Në një intervistë të TVSH të djelën e shkuar ai hodhi insinuata befasuese ndaj Berishës, të cilat u pasuan një ditë më pas nga një superrevansh parlamentar në adresë të ish-presidentit demokrat për ngjarjet e vitit të kaluar. Kaq u desh që Berisha të kundërpërgjigjet, si gjithmonë, me rrugën “demokratike” të bojkotit të preferuar. Duke e cilësuar qeverinë socialiste një “qeveri armike” dhe pluralizmin shqiptar një “pluralizëm burokratik”, Berisha shpalli ndarjen përfundimtare të PD-së me Parlamentin, duke befasuar Trojkën Evropiane, e cila sapo u largua nga Shqipëria duke dhënë rekomandimet e duhura. Pozita e komentoi këtë akt si “aventurë” dhe “dalje politike”, por në të vërtetë është krejt e kundërta. Berisha tani po tenton të hyjë në politikë. Loja e klaneve ka rregulla të ashpra dhe në fund sho qërohet me prerje në besë. Berisha vërtet ia fali pushtetin social-
Më tej faqe 3
Drejtori i Doganave, refuzon të paraqitet në Prokurori. Pas Bletës, emra pushtetarësh të mëdhenj. Shpallet sekreti i dosjes nga frika e arratisjes.
Faqe 7
Gjenden kryeveprat po-simpressioniste të vjedhura në 19 Maj në Romë
Faqe 13
“Republika” dy faqe nga Botërori Francë ’98
Hollanda bëri gjithçka, Brazili në finale, fitorja ka emrin e Ronaldos. Historia e numrit të shikuesve për të gjitha finalet. Sot, Francë-Kroaci, ora 21.00.
Takimi i parë me Kroacinë e francezëve, ndërsa me ish-Jugosllavinë, takimi i parë para 44 vjetësh, në finalet e Zvicrës. Jugosllavët patën fituar 1-0 me gol të Bora Milutinoviç
Faqe 14-15
Në brendësi
□ PD, lamtumirë parlament. Godo: PS imponoi bojkotin blu. Gjinushi: Berisha bëri çmendurinë e fundit. Imami: Ky është shërbim që i bëhet Milosheviçit. Deshton mbledhja e grupit parlamentar socialist. Ermenji: T’i shpallim luftë Serbisë. E Djathta e Bashkuar Shkodrane, në konferencë shtypi
Faqe 3-4
□ Kohë gjyqesh në PD. Gati proceset për Leonard Demin, Sheme Kosovën, Belul Çelon. Nën akuzë edhe drejtorët e drejtorive. Gjykatësi i Lekës ngatërron institucionet
Faqe 5
□ Pasaporta e mafiozit gjen falsifikatorin. Nën hetim tre noterë italianë. Vëllai i deputetit i përzier në skandalin “Peshkëpia”. Tre koka gjyqtarësh në tabakanë e kombit. Ish-kryetari i Ballit vjedh zyrat e Ballit?
Faqe 6
Kapiteni i anijes “Luckymar”, tregon të vërtetën e mashtrimit të doganave
Faqe 8