12/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 korrik 1998

Fino fyen Meidanin

Thellohet çarja Kryeministri-Presidencë. Ndihmësi i Nanos plas skandalin Fino fyen Meidanin Nano eleminon Neritan Cekën. Prokuroria merr të pandehur Bletën, Malaj bashkëfajtor. Në kokën e PD-së shfaqen antibojkotistët

Shteti - shtojcë e politikës

Republikanët po bëjnë përpjekje bindëse për të hedhur dritë mbi karakterin e fshehtë klasor të elitave të reja afariste dhe pushtetore, që interferojnë me korrupsionin dhe kontrabandën. Qeveria është e lidhur drejtpërdrejt me kontrabandën, konstatoi dje në konferencën për shtyp, kryetari Mediu. Këtu nuk bëhet fjalë për një dozë të tepruar radikalizmi, por për raportin ndërmjet politikës dhe moralitetit. Në rast se krimi i organizuar do të vazhdojë, kjo do të përfundonte në mbizotërimin e pashpresë të një politike të pisët, të një politike që ndyn gjithçka dhe nuk zgjidh asgjë. Asnjë komunitet politiko-ligjor në botë nuk do të mund të sigurojë një politikë të tillë, ku nuk ka asnjë përkushtim ndaj humanizmit dhe racionalitetit. Kjo do të thotë se nuk ka as instance të pushtetshme dhe me prestigj dhe politika ndaj të drejtave të njerëzve është një nocion abstrakt. Pushteti qeverit nga një pozicion që nuk është pushtet, ndërsa ky proces shoqërohet me një kompleks problemesh sociale dhe Më tej faqe 3

Kroacia, Surpriza e këtij botërori. "Tulipanët" e Hollandës ia lanë medaljet ballkanasve

Skandal në Tiranë: Klinikat private shesin organe fëmijësh

Faqe 2

Në brendësi:

PR: Trupë prokurorësh antimafia, Gjykata të specializuara për krimin Faqe 3 Kosovë: Flakët e luftës drejt Prizrenit, ushtria serbe provokon atmosferën. Mbërrijnë 22 autobuzë me ushtarë Faqe 17

Sabri Godo: "Bashkëluftëtarët e mi të mjerë". Bashkëkryetari i Komisionit të Kushtetutës, tregon sekretet e punës në komision dhe jashtë tij: Prona fitoi mbi antipronën

. Faqe 5

Shqipëria në Festivalin e Teatrit eksperimental: "Muzeu" udhëton drejt Kajros. Kadare debuton në dramaturgji. "Virtuozët" e Zhani Cikos festojnë ditëlindjen

. Faqe 19

FRANCË '98 SOT FINALJA E MADHË

. Zagallo: Ne kemi shumë Zidanë. Formacionet e mundshme të finales. Kampionatet botërore përmes shifrave. Faqe 20-21

Ish-kryeministri Meksi për "Republikën": Ja kush e bën kontrabandën. Garuli: Politika shqiptare spekulon me emrin e Evropës

. Faqe 4, 8

Një oficer zbulon sekretin e marrëdhënieve të SHIK-ut me CIA-n, egjiptianët, gjykim në mungesë

. Faqe 6

Policia luftë në Kuçovë. Orë tmerri në Shishtufin. KLD, propozon Kondin. Komandanti i Gardës, humb pushkën. Tmerr në Berat: Kemi parë Altin Dardhën

. Faqe 2-7

Suplementi i së dielës: Tregime, nga Miler, Nikolla. Fabula nga Ferit Lamaj, etj. Agolli, krijuesi i shpresës

. Faqe 11-14