Republika
14 korrik 1998
Pezullohet ministri Malaj
Kontrabanda përplas Qeverinë. Dy ministra thirren urgjentisht në Parlament. Nano ndryshon kursin. Kompanitë në duar të dyshimta
Takim kokë më kokë i Kryeprokurorit Rakipi me kryedoğanierin Bleta — Faqe 5
Bashkimi Evropian kundër OSBE-së
Kosova mish për top në kancelaritë diplomatike
Evropian kundër OSBE-së
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, nën një “ambalazh diplomatik”, theksuan dje se “separatizmi shqiptar në Kosovë është shtuar dhe kjo e vështirëson zgjidhjen e çështjes në rrugë paqësore”. Për përfaqësuesit kryesorë të BE-së, pala kosovare po mban të bllokuar procesin e paqes. Vështirë të mendohet se kjo gjuhë është i vetmi medium i paqëtimit të konflikteve në mënyrë të pranueshme nga të gjitha palët. Përkundrazi, deklarata të tilla nxitin edhe më shumë revanshin serb, duke e çuar drejt “kalendave greke” zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Një gjuhë e tillë diplomatike është një kundërvënie cinike ndaj përpjekjeve të shqiptarëve për të mbijetuar përballë dhunës serbe. BE, edhe pse dënon “separatizmin shqiptar”, nuk sheh asnjë version alternativ për të shmangur luftën dhe për të sjellë paqen e kërkuar. Janë krejtësisht të qarta rrethanat e deklarimeve të tilla. Përballë politikës së spastrimit etnik që ndjekin serbët, një intolerancë dhe e paparë gjakëshitmër(i) e tillë është një përpjekje e çmendur për të mbytur në
Më tej faqe 3
16 mijë kredimarrës me 9 miliardë lekë vënë në siklet kursimet
Faqe 9
FRANCË ’98
"Gjelat" francezë këndojnë me madhështi fitoren e trofeut. Brazili pranon denjësisht humbjen. Profil i skuadrës kampione. Pa Petit, çfarë do të ishte Franca? Mbrojtja franceze, mur i hekurt. Ronaldo, fajin e ka dëmtimi. Dunga, fund i pasuksesshëm i karrierës. Zhor-kaef: Zhake është i jashtëzakonshëm. Me Zidanë, dopieta e shtatë. Gjithçka për mbylljen e Kampi-onatit të 16-të Botëror
Faqe 14-15
Në brendësi
Agjentët e shërbimeve sekrete SHIK dhe SHIU, raportojnë për Veriun. Tirana, 7 të vrarë, 3 të plagosur në dy orë. Masakrohet Muharrem Haka. Qentë hanin gjymtyrët e pacientëve, shkarkohet drejtori. Faqe 2 Mediu: Shqipëria rrezikon gjithë rajonin. Berisha: E shtymë një javë daljen nga Parlamenti, s’mund ta shtynim më. Përplasja me Ngjelën, koincidencë Faqe 3 ☐ Dorëzohet Ceka: Do të rrimë në koalicion. Demirel sot në Tiranë: Jemi miqtë tuaj. Prona vë në dilemë PD. Begeja: E Djathta korrigjoi gabimet e së shkuarës. Bushati, Laço, Ndreu, firmosin kapitullimin. Faqe 4-5 ☐ Kasacioni lë në burg Alimuçën. Sherr në KLD: Meidani i kërkon kthjellim Kondit. Rentieri në arrati me vulë presidenciale. Rihetim për Otranton. Prokuroria i kërkon Interpol-it ekstradimin e gjeneralëve të Marsit Faqe 6