Republika
19 korrik 1998
Serbia sulmon Shqipërinë
Ish-vartësi i Cekës hap letrat: ia di sekretet. Fino ka fakte që lidhen me bandat. Berisha ka fshehur dokumenta që komprometojnë ish-ministrin
Rishfaqet apokalipsi Nano-Millosheviç
Tani është vështirë të japësh kronikën e hollësishme të evidencës së përgjegjshme
Foto e një burri të shtrirë në shtrat spitalor, me serum.
Millosheviç
Tani është vështirë të jepësh kronikën e hollësishme të evidencës së përgjgjakeshme të vrasjeve dhe vdekjeve masive, që hordhitë serbe po u shkaktojnë shqiptarëve. Vetëm dje kanë ardhur të mjekohen në Shqipëri dhjetra kosovarë të plagosur rëndë, ndërsa predhat serbe godisin territorin shqiptar. Luftimet në rajonin e Piramidës C2, pavarësisht nga këndvështrimi më të cilat i ka parë qeveria shqiptare, kanë rrjedhur drejtpërdrejt nga kacafytjet kryesore ekzistenciale që kanë karakterizuar dhe synuar marrëdhëniet shqiptaro-serbe në këtë shekull. Viktima të kësaj lufte nuk janë thjesht kosovarët, por është gjithë Shqipëria. Por, ndërkohë që predhat serbe kishin rënë 500 metra brenda kufirit shqiptar, kryeministri Nano, në vend që të shkonte në kufi, mundohej t’u mbushte mendjen shqiptarëve nga tribuna e një konference partikale lokale, se qeverisja socialiste nuk është as naive as
Më tej faqe 2
Senati Amerikan voton: Millosheviçi është kriminel lufte.
Serbët rrëmbejnë dhe vrasin civilë. UÇK zmbraps bandat paraushtarake serbe. Krijohet Gjykata Penale Ndërkombëtare
Faqe 15-16
Foto: [?]
Sport: Ronaldo: Nuk kam marrë injeksione. Turi i Francës dridhet nga dopingu. Britanisë i kthehet dëshmuesi i madh. Xhordan, ende mendon se mund të largohet
Faqe 21
Skandalet e intrigave, kush e ka spiunuar Ismail Kadare
Faqe 5
Në brendësi:
Pas bombardimeve serbe 500 metra brenda territorit shqiptar, të plagosurit tregojnë tragjedinë në Spitalin Ushtarak. Mediu: Tani hyri në mes gjaku. PR: Ja si luftohet korrupsioni. Kalakulla, telashe me të vetët. Zeka: Deklarata e tij është personale do ta diskutojmë në Këshillin Kombëtar Faqe 2-3 ☐ Kryeministri ndërron taktikë pas vendimit të kundërshtarëve. Bombë në Bashkinë e Vlorës. Dredha pret me drapër dhe godet me çekan Faqe 4-5 ☐ BRISKU në grevë pas RENEA-s. Tre kufoma për dy ditë nga emigracioni në Rinas. Presidenca: "Koha Jonë" ka thyer krenarinë e shqiptarëve. Skandal ekonomik. PS,PD të mbytur në borxhe. Militantët, 5 miliardë kredi Faqe 6-7 Në suplementin e së dielës: Fishta, Patriarku i Letrave Shqipe; Alain Bosquet, "Doktor Honoris Causa" i Universitetit të Tiranës. Ekskluzivisht për "Republikën" nga Parisi, Luan Rama Faqe 11-14