28/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 korrik 1998

60 tanke dhe raketa tokë-tokë në Duka-gjin. Predhat serbe vrasin 10 shqiptarë

Serbët pushtojnë Llapushtikun. Gati ndarja e Kosovës — Faqe 10 Millosheviçi vazhdon të provokojë. Serbët hyjnë përsëri në tokën shqiptare

Kosova, e zhbllancuar

Komuniteti Ndërkombëtar, pas provokacioneve të përsëritura në kufirin shqiptar, i ka dërguar sinjale Millosheviçit të mos guxojë ta shtrijë konfliktin që po zhvillohet në Kosovë. Në të vërtetë provokacionet serbe ndaj Shqipërisë herë për herë nuk kanë për qëllim shtrirjen e luftës. Duke përfituar nga të çarat ekzistuese botërore, Millosheviçi ndërmerr akte provokimi ndërkufitar për të testuar opinionin diplomatik ndërkombëtar. Thelbin e mesazhit të Komunitetit Ndërkombëtar udhëheqja serbe e ka zbërthyer qartë. Fuqive të Mëdha u intereson vetëm mospërhapja e konfliktit në rajonet e tjera të Ballkanit. Sa për Kosovën është e qartë se atje po kryhet një eksperiment i ri, i ngjashëm me atë të Bosnjës. Pra, serbët godasin Shqipërinë që të mos humbasin Kosovën. Në rast se provokimet në kufirin shqiptar do të ndërpriten, Millosheviçi do të fitojë koncesione të duhura diplomatike për të vazhduar me egërsinë më të madhe luftën për te madh e të spastrimin etnik të Ko- [?] Më tej faqe 2

Politikë:

Godo: Vendi nuk mbrohet me nota proteste. Milo humbet besimin tek diplomacia Evropiane. Faqe 2 PS rehabiliton Malajn. Ministri kërçënon ministrin. Berisha deklaron kthesën: Do marrim pjesë në procesin e Kushtetutës. Majko kundërshton bllokazhin e opozitës. Faqe 2

Kronikë:

Incident në banesë: Republikani kërcënohet familjarisht me armë. Faqe 5 Falet masakruesi i xhaxheshës. Atentat në mbrëmje, plagoset polici. Faqe 6 Sprapsen 5 gomone me klandestinë. Dhëndri vdes në dush, ditën e dasmës. Plasja, plas në Peqin. Përgjaken rrugët, tre viktima aksidentesh në Korçë. Faqe 7

Ekonomi:

Ankandi i kompanive futet në rrugë të dyshimta: sëmuret kreu i Deloitte & Touch. Faqe 9 Bulqiza mbyllet në grevë. Gaqo Apostoli mban peng 8 milionë. Faqe 8