02/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 shtator 1998

Fino: ia gjetëm ilaçin Berishës

Rritet tensioni në Jug, vritet një polic. Lazarati mbron me pushkë “nderin e nëpërkëmbur” nga Qeveria të fshatit. PD: Ata janë të mrekullueshëm

Shqipëria pret të çarmatoset. Tablo e qetë në treg...

Arkivë - Zhulali shton listën e të akuzuarve. Në qendër një artist

Faqe 14

Të fitojmë Kosovën

Projektprogrami i qeverisë në lidhje me të ardhurve nga Kosova përmbush një detyrim të ligjshëm, por jo vullnetin e kërkuar politik. Qeverisë shqiptare nuk i takon të jetë thjesht një sponsorizuese zyrtare për rikuperimin dhe lehtësimin e pasojave të luftës në Kosovë. Në radhë të parë ajo duhet të deklarojë prerë pozicionin përfundimtar ndaj luftës së popullit të Kosovës, pasi deklarimet e derisotme kanë qenë kontradiktore. Për më tepër, këto deklarime nuk korrespondojnë me qëndrimin e institucioneve më të larta të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, siç janë Parlamenti dhe Presidenca. Parlamenti shqiptar, me iniciativën e Komisionit të Politikës së Jashtme ka përcjellë diplomaci ndërdhombëtare disa Rezoluta për Kosovën, ku kërkesa e përfaqësuesve të Kosovës për vetëvendosje konsiderohet e ligjshme. Kërkesa e shqiptarëve për pavarësi nuk cënon interesat e askujt. Jugosllavia është një vend shumëkombësh, i polarizuar dhe i shp- Më tej faqe 3

• Denoncohet Sali Berisha • Zbardhet enigma e Blerim Çelës, e ka kallëzuar piloti • Maskat rrjepin Frrok Çupin • Tërmet në Gjykatë Faqe 2

• Godo dhe Fino kryqëzojnë shpatat • DBSH hedh hapin drejt institucionalizimit • Tryeza për Kushtetutën, brenda javës • Egërsohen socialistët: Berisha është i çmendur Faqe 3-4

KULTURË

Kadare mbërrin në Athinë Procesi i shenjterimit të Nënë Terezës 2000 vjet krishtërim shqiptar Fq. 13 SPORT Rajkard, trajneri i ri i Hollandës Shumaher duhet të kërkojë falje Efenberg, pas dënimit, kapiten Kthehet njeriu nga Las Vegasi Fq. 15

KOSOVË

• Beograd: Grabitet grua e diplomatit amerikan • Topat serbë mbjellin vdekjen mes civilëve në ikje • Vriten 20 shqiptarë dhe digjen 465 shtëpi në Shtime Fq. 11

KRONIKË

Ministria e Arsimit “shkrin” medaljet e arta Peshkaqeni i bardhë hyn në ujërat shqiptare Maskat grabisin pensionistët Një benz lëviz dy policë Kusheriri rrëmben kushërirën Thika në gjimnaz, plagoset një Tre administratorë hidhen në gjyq Vlora ringjall Portin Fq.6-9