22/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 shtator 1998

Sot, takmi Berisha - hetues

Prokurorët akuzojnë Berishën përpara se t’i vërtetojnë akuzën: Kryeterrorist, mos mendo se do tërhiqemi… Sot, takmi Berisha - hetues I numërohen ditët Nanos. Të enjten në Parlament mbërrin mocioni. Firmosin dhe deputetët e PAD dhe PBDNJ; kundër: PSD. Ministrat refuzojnë firmat

Millosheviçi do të vijë në një tunel në Gjenevë, pasi të verbohet shoferi

Faqe 11

Shpartallimi i “grushtit të shtetit” shton jetën e Kabinetit “Nano 4”

E përsi[a?] e të majtëve është një iluzion. Kryeministri Nano, menjëherë sa doli nga dera e Gjinushit, dek-

Dje në Bruksel: ALBA 2 në Shqipëri

Faqe 3 Senatori italian kërkon pezullimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës Faqe 3

Në brendësi:

Granatë prokurorit të Berishës Teta: Na spiunuan 11 oficerët blu Godo informon Parlamentin Evropian Aleatët e PD braktisin Parlamentin DBSH i përgjigjet Bashkimit për Demokraci:Kemi formacionin tonë Faqe 2-3 Kadare: “Këta prokurorë po i vënë zjarrin Shqipërisë” PR: Mos barazoni gazetarin me hajdutin ordiner, lironi Alfons Zenelin Pashko: Kryeministri të tregojë publikisht ç'bëri në dy ditët e trazirave Intelektualët Vlorës: Gjinushi dhe Malaj kanë rekrutuar vlonjatët për Tiranën Faqe 4 Ja si u sulmua Komisariati i Fierit Selanik, masakrohet me thika, në gjumë, një person shumë i kërkuar Faqe 7 Lamtumirë, Alqi Boshnjaku - speciale Faqe 13

Nano 4

Kryeministri Nano, menjëherë sa doli nga dera e Gjinushit, deklaroi dje me fodullëk dhe pompozitet se “Aleanca për Shtetin” është një aleancë të fortë, ndaj perspektiva e saj është shumë optimiste. Pas atyre që ndodhën, një deklarim i tillë krijon një paradoks. E ashtuquajtura “Aleancë për Shtetin” vetëm një javë më parë rezultoi se ishte një aleancë ideologjike dhe propagandistike, e cila mund të ishte e interesuar për gjithçka, me përjashtim të idesë dhe predispozicionit për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit. Përgjegjësia kryesore e “Aleancës për Shtetin” ishte mbrojtja e shtetit dhe parimeve kushtetuese dhe jo “përgjegjësia për të shpallur mbeturinat e grushtit të shtetit”, siç u shpreh Nano. Një shtet që sheh si detyrë funksionale të tij vetëm riparimin e asaj që ka ndodhur duke mos parandaluar atë që mund të ndodhë, nuk është gjë tjetër veçse shtet prej letre, me veshje politike. Mendime të tilla nga kreu i Ekzekutivit Shqiptar dhe Kryetari i partisë së mazhorancës elektorale, i bëjnë të pavlera nocionet tradicionale të sovranitetit dhe forcës ekzekutive të forcës ek- [?] Më tej faqe 3

Pse nuk doli “Republika” me faqe të bardhë për Alfons Zenelin

Është një moskoordinim i gazetave dhe i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë me gazetën tone. Njoftimi na është dhënë pasi e kishim mbyllur numrin. “Republika” dënon arrestimin e gazetarit Alfons Zeneli dhe bën thirrje Prokurorisë që ta hetojë të lirë.