1,5 miliardë dollarë për anëtarët e Bankës Islamike. Arratiset drejtori. 6,99 milionë dollarë shuajnë etjen e 66 mijë banorëve
Zbulohet banda italo-shqiptare, Policia arreston në Bari pesë shqiptarë dhe tre italianë
Berisha: PR, pjesë e humbjes. Mediu: Berisha s'bën mirë që krijon konflikte F. 3
Ringjallja
Petro MARKO
Pas afro gjysmëshekulli perdhi roha që shtypi ynë të ringjallë traditat e tij demokratike.
Shtypi informon dhe formon. Shtypi është shpirti i magnetofonit të kohës, prandaj në tërë botën e qytetëruar e përparimtare, shtypi i lirë krijon idenë e gjendjes dhe hapësirën e së ardhmes. Shtypi është quajtur fuqia e katërt pas fuqisë legjislative, ekzekutive, mbrojtëse. Ne kemi tradita të bukura e të forta të shtypit shqiptar, që kur lindi, gjatë Rilindjes sonë. Qëllimi: Zgjimi i popullit shqiptar, ngritja me armën në dorë për lirinë e tij. Përmendim disa gazeta si “Koha” e të shquarit Shahin Kolonja, “Albania” e Faik Konicës, “Dielli” i Fan Nolit e më vonë në këtë traditë vazhduan gazetat e tjera deri tek “Bashkimi” i patriotit revolucionar Halim Xhelo rreth viteve ’20-’24. Ne mund të brengosemi dhe të themi se shtypi ynë filloi të ecë në rrugë të ndritur, sepse ishte në duart e njerëzve të ndritur. “Drita” e Stambollit, “Shqipëria e Re” e Konstancës, “I alvaniki foní” e Marko Boçarit, dhe “Flamuri i Arbërit” i De Radës, “Liria Kombëtare” e Omer Nishanit, mbeten si bambana të fuqishme zgjimi për unitetin e popullit shqiptar që ishte në rrezik copëtimi dhe zhdukjeje. Qysh në vitet e para të rinisë sime pata fatin të isha pranë gazetarëve të shquar si Jorgo Meçaj, Namik Delvina, Kostë Çekrezi, Branko Merxhani, Ismet Toto etj. Këto pena nuk punonin as për lavdi, as për pushtet, por për thellimin dhe analizën reale të situatës që
Berisha dje në konferencë shtypi duke denoncuar manipulimet
Në brendësi:
Drejtësia fal kriminelët, anullohet dënimi kapital Sherri Musaku - Lubani, nga gjykata në Kongres Drejtori lirohet, polici ha dy vjet burg Faqe 2 Lazarat, terror pa maska. Policia vjen me blind, grabitësit sfidojnë Faqe 7 Ish - ministri i kërkon 45 milionë dëmshpërblim Farudin Arapit Arrestohet vjedhësi i vinçit Nisin hetimet për errësirën në Aeroport Faqe 6 Spartak Poçi: Berisha humbjet i kthen në fitore Edhe PS kërkon zgjedhje të parakohshme Faqe 4