22/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 dhjetor 1998

Çmimi i marrëveshjes, koka e ministrit

Dhjetoristët rikthejnë klimën e marrëveshjeve. Në Parkun e Europës takohen "kundërshtarët" e mëdhenj. Berisha kënaqet me Majkon. Italia jep alarmin në Tiranë: Të kthehen 800 të mitur. Turko: Shqipëria të mbajë fjalën F. 7

Majko-Berisha, Studentët në mes... OSE shkrirja e

Majko-Berisha, Studentët në mes... OSE shkrirja e

… ose shkrirja e politikës

mes.. OSE shkrirja e politikës Arben ILLAZI Majko dhe Berisha prishin rutinën e marredhënieve të ngrira politike. Takimi i djeshëm në “Rogner”, pavarësisht nga motivi apo rezultati, është një hap drejt paqes dhe komunikimit, elemente këto të përjashtuara nga realiteti politik për një kohë të gjatë. Zgjidhja e krizës globale në Shqipëri duhet se do të fillojë nga politika, e cila po priret për tolerime të dyanshme opozitë-pozitë. Konfrontimet dhe lufta në mendjet e politikanëve janë pas vetëm shkatërrime vlerash demokratike dhe institucionesh, polaritete dhe nonsense, të cilat errësuan mjaft figurën e lidershipit politik. Në politikën e editës ka munguar etika dhe parimet bazë të funksionimit të demokracisë dhe “rregullave të lojës”. Rolet janë ngatërruar në mënyrë paradoksale dhe nonsensusi është uzurpuar nga shprehje të hapura të pseudoinstitucionalizmit dhe totalitarizmit. Shoqëria shqiptare ka patur nevojë për tolerancë, për pluralizëm të vërtetë dhe demokraci me shembuj konkretë. Por funksionuan vetëm format e egoizmit dhe shkatërrimit, provokatore e këtij burri kurajoz është pozita, por edhe segmente të opozitës ! janë dhënë vizione pragmatike, duke adoptuar një mirëveshtrim dhe sjellje të Me tej faqe 3

Studentët pajtohen me Majkon

Takimi i mbrëmshëm në Rogner Majko - Berisha Foto: P. Tllo Studentët pajtohen me Majkon TIRANE: Dorëheqja e Majkos, ka rënë tashmë si kërkesë e studentëve, që janë në grevë urie. Pas takimit të realizuar midis Berishës dhe Majkos studentët kanë deklaruar se tashmë nuk kanë më si kërkesë tyre largimin e Majkos nga Kryeministër, por i janë rikthyer përsëri kërkesave të tyre ekonomike që kanë patur edhe më parë. Zhvillimet brenda grevës së urisë për dy ditët e fundit kanë evoluar me përmasa galopante. Në një gjendje të pashpresë për ndonjë dialog nga ana e Qeverisë, apo ndonjë fjalë të dalë prej tyre, ka qenë ambasadori i OSBE-së, Dan Everts, ai që arriti të negociojë si një palë e tretë midis studentëve dhe Qeverisë. Këtë gjë ai e ka arritur brenda një periudhe prej dy ditësh gjatë të dy takimeve që ka patur me ta. Para se të realizohej takimi i tyre me Majkon dhe Berishën, studentët kishin vënë një kërkesë, atë të dorëheqjes së Kryeministrit, por jo ka rënë poshtë kur grupi i studentëve që i ka përfaqësuar atje në Hotel Rogner, është rikthyer përsëri në grevën e urisë. Një nga bashkëkryetarët e komisionit të grevës Besnik Jaku, tha për “Republikën”, se përfaqësues e studentëve do të ketë edhe një takim tjetër sot në orën 9 të mëngjesit me përfaqësues të rektoratit dhe të Ministrisë së Arsimit. Por ne ka vazhduar të shpjegojë ai, nuk do të dalim nga greva e urisë pa nënshkruar aktet juridike për afatat kohore që do t’i lëmë Qeverisë për zgjidhjen e kërkesave tona. S. Bregu Takimi i mbrëmshëm në Rogner Majko - Berisha. Foto: P. Tllo

Zbulohet misteri i takimit Berisha - Majko, mediator është Daan Everts. Sot ikën nga Tirana

Në brendësi:

Serbët qëllojnë me snajper kufitarët shqiptarë 4 prokurorë dhe 7 oficerë në misteret e ceqeve të fall- falsifikuara të bankave Faqe 2 Gjinushi: PD, jashtë Parlamentit Tension, Omonia-PBDNJ Faqe 4 Majko: Gomonet, jashtë ligjit Arrest shtëpie për 3 milionë $ borxh I grabiten 10 milionë italianit në shtëpi F. 6 Merr flakë Pallati i Kulturës në Durrës 20 shqiptarë në pranga; shfrytëzonin të miturit Ulqini merr vilën e Nanos F. 7

Dënimi me vdekje, dënimi i politikës. Republikanët fokusojnë Meidanin. Partia Demokratike zhvlerëson Doklen Alibali: Nuk ka vlerë pa konsensusin e partive Garuli: Çdo ditë vonesë mer jetë njerëzish Faqe 3