14/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 janar 1998

Antimafia - pakt mes Nanos dhe Berishës

Mafia e kuptoi se strukturat e vjetra shoqërore e politike janë tërësisht ndarë nga themelet dhe se vetëm PS-ja në pushtet nuk është e aftë t’i frenojë ngjarjet. Shefat, “burrat e nder-shëm”, e kuptuan domos-doshmërinë e modifikimit të tërë sistemit të raporteve ndërmjet klasës politike zotëruese dhe mjeteve të përdoru-ra prej saj për të mbajtur pushtetin, ndërmjet pushtetit politik dhe instrumentave elektorale. Mafia e kuptoi se nuancat e lehta ideologjike në gjirin e PS-së dhe PD-së, disa përplasje që ranë ndodhur mes tyre por që, sidoqoftë, i lidhin këtej e tutje në lojën politike jo më si një instrument elektoral në shërbim të një klase politike të përjashtuar, por tamam si një forcë politike, e aftë për të marrë përsipër funksionin që klasa e vjetër drejtuese nuk qe në gjendje ta mbante. Pra, Mafia nuk përfaqëson më shoqërinë e mbyllur, por është bërë tashmë një dukuri kombëtare. Duke ushtruar ndikimin e saj mbi jetën politike, ajo po bëhet kreatura e trafikut politik që ka vërshuar në Shqipëri. Shefat e Mafias, për të hedhur idenë e krijimit të “antimafias” nën kryesimin e PD-së nuk u shqetësuan nga realiteti politiko-shoqëror kohëve të fundit, por nga avancimi i presionit i partive të djathta, që po manifestojnë një opozitë aktive. Shqiptarët, të çliruar nga “hipoteka” e të majtëve, të konfirmuar në zotërimin e tokave nëpërmjet ligjeve neokomuniste, po shprehin përqilm[in?] e tyre në favor të partive të djathta. Simbioza malfoze PS-PD po i rrezikohet monopoli i pushtetit. Historia e qeverisjes së tyre nuk është gjë tjetër veçse historia e marrëveshjeve të fshehta. Më tej faqe 4

PRESION MBI CEKEN: JEP DOREHEQJEN!

Çahet koalicioni qeveritar. Gjinushi përkrah idenë e republikanëve Zbardhet kontrabanda e armëve. Aviatorët e Gjadrit dekonspirojnë Berishën. Prokuroria: Janë përvetësuar 500 milionë dollarë.

Godo në Gjermani për Kushtetutën

Faqe 3 Testamenti i

20 miliardë lireta vënë në sherr gratë

Faqe 8

Administratori i huaj nuk gjen fjalën me kreditorët

Skandali i ALBKROM-it, 290 miliardë lekë

Tendera, sponsorizime të paligjshme në Shoqërinë Anonime Faqe 9

Në Vlorë shpërndahen trakte

Kapen 12 kg drogë në Përmet Granata i merr jetën njëmbëdhjetëvjeçarit Faqe 6

300 fëmijë pa prindër hidhen rrugëve

300 mijë lekë për të vdekur, 100 mijë për të pasur fëmijë Faqe 10

Drejtori i Bankës Italo-Shqiptare: Antimafia vetëm sa kaloi në Bankë

Hipotekat për transferta parash, jo të vërteta Faqe 8

Kush është "demoni" i kontrabandës?

Faqe 6

Në brendësi

Pesë kilogram kanabis në çantat e policisë Dekorime dhe degradime në Polici Hakanit dhe Tushës u hiqen spaletat Faqe 2

Testamenti i “revizionuar” i Bedri Spahiut

Faqe 10