Politika shqiptare në Bankoprovën e Evropës
Dallë ka ndodhur në ndonjë vend post komunist të Lindjes, një interesim kaq prezent i organizmave më të lartë evropianë mbi çrregullimin politik dhe institucional, si në Shqipëri. Shembja e komunizmit nuk solli në vendin tonë stabilitetin dhe demokracinë e kërkuar. Kjo ndodhi se politika mori me vete idetë dhe antivlerat e shoqërisë së vjetër totalitare, duke u ‘përpjekur për të konturuar një sistem të ri të shartuar mbi sistemin komunist. Dhe puna arriti deri atje sa të rrezikohet jo vetëm demokracia, por edhe mbijetesa jonë si komb. Këtë Trojka evropiane KE - OSBE - Parlament Evropian tashmë e ka kuptuar mirë së paku më e madhe e politikanëve shqiptarë, ndaj duke vendosur Shqipërinë në bankoprovën e frymimit kritik, vendosi të menaxhojë krizën komplekse shqiptare. “Thembra e Akilit” është rushtetuta, nga e cila burojnë edhe shumica e postulateve kategorike me të cilat operojnë partitë në luftën politike. Por Trojka evropiane ua hoqi këtë mundësi duke u përpjekur për të shmangur shpërfytyrimin dhe njëanshmërinë e gjykimeve. I pari që u fut në brazdën e të menduarit politik duket se është Berisha. Lavjerrësi politik i PD-së, siç parashihen do të ndjekë një hap tjetër pas rekomandimit evropian, që kushtetuta të miratohet me referendum popullor. Dhe në konferencën për shtyp Berisha u duk se ishte zgjuar politikisht, për-
Me tej faqe 3