Demokracia shqiptare “pengu” i simboleve
Shqiptarët naivë menduan se me rrëzimin e shtatores, heqjen e yllit nga flamuri, ndërrimin e datave të çlirimit, e mundën komunizmin, por simbolet mbijnë si kërpudhat
Sot është 20 Shkurti, dita simbol e rrëzimit të përmendores të diktatorit Enver Hoxha.
Shqiptarët 7 vjet më parë treguan sa sa e kishin dashur atë që kishte burgosur në qelinë e madhe, në kështëllën e bunkerizuar të socializmit, nga dashuria e madhe, he të tërheqën zvarrë dhe… e tërhiqen zvarrë dhe kërkuan ta çvarrosin. Ata që e përmbysën shtatoren e diktatorit nuk u kthyen në simbol për faktin e thjeshtë se pa popullin demokrat dhe antikomunist të kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë, individi nuk mund të përmbyste diktaturën më të egër të Evropës Lindore. Në njëfarë mënyre epoka e re ishte ngopur me simbole, me idhuj pa krena, me Lejfenët e socializmit amorf. Ka 7 vjet që simbolet e komunizmit primitiv shqiptar janë përmbysur, por fatkeqësia e këtij populli është se individët tentojnë të kthehen në idhuj, të vetëshpallen simbole. Në këta 7 vjet, demokracia shqiptare i ngjan një varre që endet në det të hapur nën këto detyrat e veta as kapiteni, as marinarët. Shqiptarët përmbysën bustin e Enverit, jo që të ngrinin të Salit apo të Nanos; ata i përmbysën idhujt pa krena për të mos ngritur shtatore të pavlera. Neodiktatura që tento i instalonte Berisha në emër të demokracisë, çoi në përmbysjen e shtetit me dhunë. A nuk ishte përmbysur shteti me dhunë 7 vjet më parë? Me tej faqe 3