10/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 maj 1998

Blof i diplomacisë ndërko-mbëtare

Të gjitha evenimentet e diplomacisë ndërkombëtare kryeministrin Nano e gjejnë në Greqi. Dje ai deklaroi nga Selaniku se është gati t’i shpërvishen një takimi të ri me Milosheviçin, “në rast se ai zvesh uniformën ushtarake”. Zoti Nano harron se Milosheviçi e hoqi këtë uniformë edhe pas Dejtonit, por nuk ndoqi rrugën e civilizimit. Edhe në Kretë ai ishte veshur me uniformë “diplomatike”... por u paraqit sa autoritar, aq dhe oportunist, brenda tipareve të nacionalizmit serb. Synimi i Millosheviçit është forcimi i pozitës së vet në Serbi dhe për këtë ai mund të veshë çfarëdolloj lëkure. Diplomacia ndërkombëtare dëshmoi përsëri në Londër se është e paaftë për të parandaluar procesin e Më tej faqe 3

Fino hedh në gjyq PD-në

Grupi i Kontaktit dëshkon Beogradin. Embargo investimesh për Jugosllavinë Fino hedh në gjyq PD-në 9 Maj në Vlorë, mitingje dhe gurë. PD dhe komunistët takohen në Bregdet. Një vlonjat dëshmon në ndihmë të Komisionit Ngjela Berisha: Tani do shkoj vetë në Vlorë Faqe 3 E premte e përgjakur në Kosovë. Natë plumbash në brezin kufitar. Futen në luftë helikopterët dhe artileria Faqe 15

E premte e përgjakur në Kosovë. Natë plumbash në brezin kufitar. Futen në luftë helikopterët dhe artileria

Në brendësi:

Kushtetuta ngec tek Parlamenti Ndahen partitë, votat nuk mjaftojnë Medju: Senati, kontrollor i Legjislativit Islami dhe Gjinushi urdhërojnë vartësit: tregoni xhepat! Faqe 3-4 Si shpallet krimineli i sëmurë psikik. Një ish-punonjës i Spitalit të Burgut tregon për raportet mjekësore që lëshohen për vrasësit, për shumat që ata paguajnë për t'u “çmendur” vullnetarisht. Akuza dhe shembuj me emra konkretë Speciale Faqe 2 Kripa në treg, rreziku i ri i shqiptarëve. UNICEF dhe Ministria e Shëndetësisë japin alarmin “Demoni” rrëfen kontrabandën një ditë para gjyqit Deklaratë skandaloze e Nanos: Greva, një shaka e punëtorisë Faqe 9 Emigracioni - sekretet e legalizimit. Ambasadori i Shqipërisë në Athinë flet për “Republikën” Faqe 21 Mbyllet dosja e Urës Vajgurore Luftë në Fier, plagoset lushnjari Faqe 5, 7 Suplementi i së Dielës: Kapllan Resuli, Ferit Lamaj, Samuel Backett, Teuta Meçi etj. Faqe 11-14