17/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 maj 1998

SHBA dhe alibia e Milosheviçit

Në Kosovë pothuajse nuk ka më shqiptarë që nuk këmbëngulin për Kosovën e pavarur. Nga ana tjetër serbët janë të patundur në qëndrimin e tyre që perjashton shtetin e pavarur të Kosovës. Acarimi psikologjik është shkallëzuar në veprime luftarakë të dyanshme që rrezikojnë gjithë rajonin. Në këtë rrethana të paqëndrueshme emisarët diplomatikë amerikanë Hollbruk dhe Gelbard realizuan takimin Milosheviç-Rugova. Për shumë analistë dhe diplomatët e perëndimorë takimi ishte i suksesshëm, por moti duket i ngarkuar me re stuhie. Protesta e djeshme gjithëpopullore, ku u kërkua respektimi i konventave ndërkombëtare dhe u hodhën parullat “Liri-Pavarësi”, tregon qartë se nuk është arritur asnjë ekuilibër mes palëve. Millosheviçi pranoi të ulej në tryezë vetëm se po i mbarohet “baruti” dhe vendi i tij kërcënohet seriozisht nga sanksionet. Pa u nënshkru- Më tej faqe 3

Bombë në Komision: Spartak Ngjela tërhiqet, Spartak Braho, në gjyq

Serbët, terror mbi shkodranët. Tortura dhe grabitje në kufi Kontrabanda: Hapen skandalet e mëdha. Largohet Fino. Akuza për tre ministra Faqe 7

Në brendësi

PR ashpërson qëndrimin. Mediu: Do kërkojmë referendum për dënimin me vdekje. Zgjedhjet, pas Kushtetutës Faqe 3 Pas takimit Rugova-Millosheviç: 10 mijë shqiptarë pushtojnë rrugët në Prishtinë. SHBA: Me Millosheviçin nuk ka zgjidhje për Kosovën Faqe 15 Hajdaraga në Korfuz me B. Drizën, Sekretet e Malajt me “Cenaj Co”. Ceka, mashtrim me veprat e artit Faqe 2 Bezhani nën malin e dosjeve. Dy ambasadorë futen në listën e spiunëve “Tepeleku”, spiuni i Parlamentit. Gazetarët, të pastër Faqe 5 Evropa, pronarëve: Hidhni shtetin në gjyq Faqe 8 Futboll: Vllaznia, përfundimisht Kampione Faqe 21 Suplementi letrar i së dielës: Oktavio Paz, Janis Ricos, etj Faqe 11-14