Kolona të tëra refugjatësh nga Kosova drejt Republikës së Shqipërisë. 2000 vetë ishtë shifra e përafërt që u regjistrua dje. Spastrimi etnik ka filluar me shpejtësi të llahtar- llahtarshme. Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në Tiranë, pati mirësinë të deklarohej në mbështetje të një programi emergjent ndihme. Mbi varrin e Jugosllavisë së mbetur, Milosheviçi kërkon të tërheqë me shpejtësi edhe Kosovën. Ai është i bindur patologjikisht se shqiptarët janë të dënuar të bashkëjetojnë nën sundimin serb. Duke bllokuar marrëveshjet politike të Fuqive të Mëdha, Milosheviçi po bën çmos që jo vetëm të shmangë pretendimet e shqiptarëve për vetëvendosje, por të arrijë deri në shkombëtarizimin e plotë të tyre. Shpërnguljet masive të popullsisë së pambrojtur tregojnë se presioni i ushtruar nga Komuniteti Ndërkombëtar është fare i papërfillshëm. Racizmi dhe paranoja kriminale e Serbëve ka kaluar çdo përfytyrim. Janë Me tej faqe 3
Fytyra tjetër e emigracionit: Shkëlqimi i shqiptarit Gëzim Hajdari në "Europa e poetëve" Faqe 13
Në brendësi
Kongresi ndan më dysh ballistët. Ngrihet temperatura në sallë. Të tregojmë se jemi ndryshe. Përshëndetje e Mediut në kongres. Fëmijët luajnë me politikën. Qeveria pushtohet nga femrat. 163 mijë firma për dënimin me vdekje. Faqe 4
NATO në Kosovë jo në kufi, bashkëjetesa mori fund. Gruaja spiunon burrin: Shtëpia jonë, depo armatimi. Greva e mësuesve përçan sindikatat. Faqe 2
Konferencë shtypi
Sot në ora 10.00 në selinë e PR kryetari Mediu jep konferencë shtypi
Incident në kombinatin ushtarak.
Arrestohet polici vrasës. 16 vjeçari i droguar i merr jetën 62 vjeçarit. 3 granata, shpërthen paniku në shkollë. Faqe 5
Zhduken 2 studentë, nuk gjenden as në shtëpi as në dhomë.
Autoblindi kap terrorizuesit. Korça rikthen trazirat para komisariatit: Lironi të dënuarit. 40 klandestinë kurdë ngecin në postbllok. Faqe 6,7
Durrësi në kërkim të dollarëve të spitalit.
Çimentoja shqiptare humbet patentën. Qeveria mashtron me taksat. Nano i vënë 15 ditë afat. Faqe 8,9