Dade në sulm: Intelektualët viktimë e meritokracisë të PS
PR drejt integrimit evropian. Godo thërret Tetën për drogën
SHIK-u, frikë nga ekzekutimi — Faqe 4
PR drejt integrimit evropian. Godo thërret Tetën për drogën
Dade në sulm: Intelektualët viktimë e meritokracisë të PS
SHIK-u, frikë nga ekzekutimi
Faqe 4
Po përsëritet Bosnia
Tashmë cikli i dhunës në Kosovë nuk paralajmëron më prologun e një Bosnje të dytë, por po përsërit Bosnjen. Qytete shqiptare si Juniku dhe Deçani janë bërë arenat më të përgjakshme në botë. Përveç ofensivave ushtarake po vihet re edhe një ofensivë civile serbe për të dëbuar shqiptarët. Skenat janë identike me ato të Bosnjes. Kërcënimi i NATO-s rezultoi si një kërcënim thjesht politik dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur NATO po i shmanget opsionit të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake në rajonin e luftës. Edhe ftesa e Rugovës në Shtëpinë e Bardhë dhe pritja nga presidenti Klinton nuk emetoi asnjë sinjal alarmi ndaj Beogradit. Përderisa SHBA u deklarua se nuk do të lejojë të përsëritet Bosnja, është pikërisht momenti për të ndërhyrë. Dialog pa ndërprerjen e dhunës nuk mund të ketë. Spastrimi etnik nuk ka fillu-
Më tej faq 3
Zagallo përjashton Romarion nga Botërori. Brazili mund të eliminohet
Faqe 15
Prokuroria kërkon fajtorë për Alimuçajn
“Paratë e marra nga agjenti i Alimuçajt do të jenë baza e hetimeve të tanishme të njerëzve të Prokurorisë së Përgjithshme”.
Kështu deklaruan krerët e lartë të këtij organi, të cilët edhe pse e kanë komentuar këtë çështje me shprehjen “top secret”, deklarojnë fakte në ngarkim të presidentit të VEF A-s, Vehbi Alimuçaj. Pas dy muajve në burg, bos i Holdingut Shqiptar mban mbi supe, sipas njerëzve të Prokurorisë një sërë akuzash, ndër të cilat është edhe ajo e marrjes dhe shpërdarjes pa kriter të parave të kreditorëve.
(Më tej lexoni faqen 9)
Në brendësi:
Veri, fluksi shpërthen kufirin. Edhe 700 refugjatë nga Kosova në Shqipëri.
Alo 19, vrasësi i bashkëshortëve ndodhet në shtëpi. Plas skandali mendikamenteve të skaduara. 34 mafiozë marrin dënim të përjetshëm
Faqe 2
Fiton Ermenji dhe linja e djathtë tek Balli. Ikën Seflo, Balli shkon në DBSH. E Djathta e Bashkuar kërcënon me bojkotim.
Faqe 3
Kthehet sherri tek socialistët, grupi parlamentar ngec me kandidaturat e RTV. Edhe Ceka kundër socialistëve.
Faqe 4
Francezi vret shqiptarin për një televizor.
65 vjet burg për thesin me para. Hidhet në erë shefi i Xhenjos. Histori mashtruese: ish-i dënuari hiqet si mjek dhe zhvat miliona.
Faqe 5-7
OKB jep alarmin për Kosovën. Serbët zbatojnë skemën e pastrimit etnik. Millosheviçi dialogun e përdor si perde për të mbuluar krimet. Prishtinë - Homazh viktimave të terrorit serb.
Faqe 10