07/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 qershor 1998

Solana: Nuk presim më. NATO vendosi: Të hënën vijmë në Tiranë

Serbët hyjnë 500 metra në tokën tonë. Qeveria Shqiptare pranon luftën

Alarm kombëtar

Ç’lë serbi, “korr” qeveria shqiptare Në radhët e qeveritarëve shqiptarë po shtohen ndjenjat e një mërie tashmë të hapur kundër vërshimit të shqiptarëve të përndjekur të Kosovës. Pakësimi i ardhjes së tyre renditet si problem politik numër një: “Nuk ekziston asnjë infrastrukturë pritjeje”, u shpreh zoti Majko në emër të partisë që zotëron mazhorancën qeveritare dhe parlamentare. Kjo do të thotë se Qeveria Nano përpiqet me shpejtësi drejt prirjeve komuniste tradicionale dhe intolerancës së hapur antikombëtare. Ekspansioni perandorako-kolonial i Millosheviçit po shoqërohet me një shpërthim të shpirtit lokalist tek socialistët shqiptarë në pushtet. Egoizmi i grupeve individuale politike po shfrenohet egërsisht dhe po lind një ndërgjegje jashtëkombëtare, që shërben për të rigjallëruar ndjenjat shovinisto-Internacionale pak a shumë të venitura. Mosgatishmëria për të reaguar me shpejtësi, si ndaj gjakderdhjes në Kosovë ashtu edhe ndaj të ardhurve në veri të vendit, nuk bën gjë tjetër veçse inkura jon serbët për një vendosmëri më të ... Më tej faqe 3

Reportazh nga Kosova: Në të gjithë jemi UÇK

Faqe 9

Foto: A.Babani

Publikohen emrat e shqiptarëve që kanë marrë riatdhesimin dhe të drejtën e qëndrimit në Itali

Faqe 8-9

LAJMËRIM

Njoftohen kandidatët e DBSH për kryetar bashkie ose komune dhe kryetarët e degëve ku zhvillohen zgjedhjet të subjekteve të DBSH se ditën e hënë me dt. 8.06.1998 ora 10.00 në sallën e shoqatës së ish të persekutuarve politikë, DBSH organizon mbledhjen me rend dite; Mbi zhvillimin e fushatës elektorale të 21 Qershorit. KOMISIONI ELEKTORAL I DBSH

Sot “Republika” për Kosovën

Shitja e gazetës “Republika” sot kalon 100% në ndihmë të tragjedisë kosovare. Duke vënë në ardhurat që do të sigurohen nga shitja e këtij numri të gazetës sonë, në dispozicion të vëllezërve tanë që të detyruar nga dhuna serbe kanë braktisur shtëpitë e tyre për të gjetur shpëtim në dheun amë, shpresojmë që të ndihmojmë sadopak në zbutjen e dramës së tyre, që sot është drama e të gjithë shqiptarëve. Lexues të nderuar! Blijeni “Republikën”, se kështu edhe ju do të kontribuoni për Kosovën. Duke vepruar kështu ju do të bëni një akt të lartë patriotizmi, fjalë kjo që sot më shumë se kurrë nuk është një falsitet, por një detyrë e shenjtë. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë edhe pas kësaj për Kosovën “Republika” vë në dispozicion numrin e llogarisë së saj bankare: 986/110, BKT Nr.1, Tiranë. Kontributi të shoqërohet me shënimin “Për Kosovën”.

Në brendësi:

Mediu: Nano e kuptoi vonë se me Millosheviçin nuk ka paqe. DBSH: Sllobodanini e bën zap vetëm lufta — Faqe 2-3 Komandot serbe janë futur mes të ardhurve. Flet për “Republikën” Komandanti i Divizionit të Kukësit — Faqe 2 Kosova në Tiranë, Qeveria bojkoton. Shkodra hap dyert për kosovarët, Elbasani: Shtëpitë tona janë tuajat. — Faqe 2, 6 Berisha: Nano do të bombardojë Tropojën. Nano: Berisha po ndez zjarrin e serbëve. Leka Zogu përsëri në Shqipëri. — Faqe 3-4 DBSH, bllok në 7 bashkitë. — Faqe 5-6 Kupa e Shqipërisë gjen fituesin. “Apolonia” skuadra evropiane. — Faqe 21 Suplementi letrar i së dielës — Faqe 11-14